POLLOZHANI:MOS I USHQENI FËMIJËT ME DJERSËN E POPULLIT SE U NDODH SIKURSE I NDODHI BESHIRIT NGA CËRCËJCA

MOS I USHQENI FËMIJËT ME DJERSËN E POPULLIT SE U NDODH SIKURSE QË I NDODHI BESHIRIT NGA CËRCËJCA

Shpetim Pollozhani

Pushteti i ri komunist, aty nga viti 1946, e kishte pasur halë në sy hoxhën e fshatit Cërvëjcë të Kërçovës.
Për ta akuzuar rrejshëm si njeri që u kishte ndihmuar ballistëve të asaj ane, ata e kishin gjetur një bashkëfshatar të tij me emrin Beshir. Këtij Beshirit i kishin veshur një uniformmë dhe i kishin dhënë një bilbil, me të cilin ai i mblidhte fshatarët në mes të fshatitsa herë që deshte.
Pushteti e kishte mësuar Beshirin që ta akuzojë hoxhën se hoxha gjatë luftës u paska dërguar ballistëve 40 palë çizma në mal.StrugaLajm

Në bazë të dëshmisë së Beshirit, hoxhës të ngratë, ditën ia mbanin kokën të shtrënguar me mengane, kurse natëne mezi e fusnin në një dollap, i cili mezi e nxente brenda.
Hoxha i ngratë gjatë të gjithë kohës sa kishte qëndruar në dollap e kishte mallkuar nënën e vetë që e kishte bërë dy metra burë.
Dikur hoxha kishte dalë nga burgu dhe njerëzit për tu qeshur i kishin thënë:StrugaLajm

Ore hoxhë, ti i lutesh Zotit natë e ditë. Lutju që ta dënojë Beshirin se na shkepi në dru.

Hoxha që t’ua këthejë edhe ai në të njëjtën mënyrë u kishte thënë:
Unë i kam drguar letrat me të gjitha gjëmat a Beshirit.
Kudo qe e takonin hoxhën, cërvëjcasit e pyesnin: ëëë hoxhë, si u bë puna me ato letrat e tua.
Letrat janë në procedurë dhe për momentin janë në shqyrtim. Kaluan disa vite dhe kur përsëri fshatarët ia bënë pyetjen e njëjtë, hoxha u tha: Nuk duhet pritur më shumë se një javë.
Ditën e tregut Beshiri kishte shkuar në Kërçovë dhe kishte blerë dy qé shumë të fuqishëm.
Beshirit nuk i novojiteshin qé, por këte punë e bëri për tangërllëk.
Ditën e nesërme e merr qetë, një rrul- valak prej guri , i cili ishte mbi 500 kg. i rëndë, dhe shkon tek ara e vetë.
Qetë ishin trembur dhe kishin filluar të nxitojnë. Që ti ndalojë qetë, ai u kishte dalë përpara, mirëpo ishte rrëzuar dhe qetë bashkë me rrulin-valakun i kishin kaluar përmbi, nga këmbët përmbi kokë.
Rruli-valaku, ia kishte bërë copë-copë të dyja këmbët. Ia kishte thyer të gjitha brinjët, saqë kahërori i dukej sikurse një dërrasë. Të mos flasim për nofullën, dhëmbët dhe hundën, të cilat i kishte të bëra thërrime.
Beshiri kishte jetuar me dhimbje të tmerrshme tre vjetët e ardhshëm. Gjithnjë kishte qenë i mbuluar me qelb dhe me miza shkaku se gjitnjë i hapeshin plagë të reja.
Ec e mos beso se secili jep llogari për bëmat dhe për gjëmat e veta.


Loading...
loading...