POROSIA E RAMIZ BEUT NGA DIBRA

Shpëtim Pollozhani

Dikur në Dibër, në kohën e Bullgarit, aty nga viti 1913, në qytet kishte dy qoshqe(trafika). Në të dy qoshqet shitej vetm duhan dhe pajisjet përcjellëse. Njërin qoshk e posedonte një bullgar kurse tjetrin një shqiptar.StrugaLajmStrugaLajm

StrugaLajm

Një Dibran tjetër ishte në hasmëri me shqiptarin-pronarin e qoshkut. Ai ishte duhanxhi i madh, mirëpo, asnjëherë nuk blente duhan tek bullgari. Gjithnjë priste mënjanë që të kalonte aty pranë ndokush që t’ia jepte paratë që ti blinte duhan. Dikur një mik i tij e kishte vërejtur këte gjendje dhe e kishte pyetur Dibranin. Përse shkon dhe blen duhan tek hasmi kur e ke bullgarin aty, Dibrani ia këtheu: me hasmin ka mundësi edhe të pajtohem dikur, por ama me bullgarin okupator nuk do të pajtohem asnjëherë.
p.s. mos mendoni se kjo rrëfenjëzë e Ramiz Beut nga Dibra ka ndonjë lidhje me zgjedhjet presidenciale.

In : Aktuale

Loading...
loading...