Prej nga kjo miqësi e menjëhershme e Zaevit me Haradinajn?

Nga Sulejman Mehazi/

Edhe pse popullata shqiptare në Maqedoni, po edhe në Kosovë s’e shprehin habinë e miqësisë familjare të Zaevit me Haradinajn, ama se kanë mbetur me gishta në gojë, po se po!
Prej nga kjo miqësi e menjëhershme familjare e dy kryeministrave të shteteve fqinje?
Kush ishte ndërmjetësues kryesor i kësaj miqësie dhe ku është qëllimi i kësaj miqësie?
Mos ndoshta?, miqësia e moçme e Menduh Thaçit me Haradinajn ka bashkuar familjarisht Zaevin me Haradinaj për të hyrë fuqishëm PDSH-ja me poste qeveritare në qeverinë e re të Zaevit?
Mos ndoshta?, Zaevi duke ditur marrëdhëniet e ftohta politike të Ramush Haradinajt me Ali Ahmetin, e për ta mposhtur BDI-në, njëkohësisht, frikësuar kryetarin e kësaj partie, miqësohet me kryeministrin e Kosovës?
Mos ndoshta, miqësia e dy kryeministrave bëhet kurth politik për BDI-në shkaku i grupit të burgosur të Kumanovës, të cilët gjatë luftës në Kosovë ishin bashkëluftëtarë të Ramushit.
E shumë ndoshta e ndoshta të tjera…
@S.Mehazi
12 maj 2018StrugaLajmStrugaLajm


Loading...
loading...