Prej shtatorit do fillojnë rrënimet e ndërtimeve pa leje në Ohër

Rrënimi i ndërtimeve pa leje në Ohër do të fillojë gjatë muajit shtator, ndërsa rrënime do të ketë edhe në Matkë, por duhet të kalojnë afatet kohore për ankesat për legalizimin e platformave ilegale, tha për “Makfax” ministri për transport dhe Lidhje, Goran Sugareski.

Ai sqaroi se Ohri ka përgatitje serioze të askionit për rrënim.

“Përveç njoftimit të një moratoriumi për ndërtimet në Ohër, vetëm se është zgjedhur tashmë një kompani për rrënim, janë parashikuar fonde për rrënim prej më shumë se 1.5 milionë denarë dhe po bëhet një plan dinamik për rrënim. Prioritet do t’i jepet ndërtimeve ilegale në bërthamën e mbrojtur dhe në Parkun Kombëtar Galiçica”, tha ministri Sugareski.

In : Aktuale

Loading...
loading...