Prej sot në RMV mund të pranohen para përmes PayPal-it

Lajm i mirë për punëtorët e pavarur individual nga Maqedonia e Veriut të cilit ofrojnë shërbime profesionale për tregje të huaja. Kompania amerikane për pagesa online PayPal zgjeron më tej punën në Evropë përmes lëshimit në funksion të shërbimit ndërkombëtar Xoom për transferim parash në 31 vende evropiane, duke përfshirë edhe Maqedoninë e Veriut.

Nëpërmjet të këtij shërbimi të ri të PayPal, prej sot do të mund të pranoni para edhe nëse jeni qytetar i Maqedonisë së Veriut. Deri tani ka qenë e lejuar pagesa, por jo edhe pranimi i parave.

Xoom mundëson përdoruesve të transferojnë para në mbi 130 vende të botës, si SHBA, Kanada, Kinë, Britani, Francë, Kroaci, Danimarkë, Poloni, Shqipëri dhe prej tani edhe në vendin tonë.StrugaLajmStrugaLajm

Kompania theksoi se lëshimi në punë i Xoom në Evropë do të kontribuojë për të rritur pjesën e vet në tregun botëror të transferimit të parave i cili vlerësohet në 689 miliardë dollarë.StrugaLajm

Shërbimi Xoom ka bërë marrëveshje bashkëpunimi dhe partneriteti me shumë banka dhe kompani financiare për të lehtësuar procesin e transferimit të parave në të gjithë botën.


Loading...
loading...