Presidenti Thaçi zhvendoset në shtëpinë të cilën para disa muajsh e mohonte (VIDEO)


Një shtëpi e ndërtuar në stil amerikan në mes të Çagllavicës do të jetë adresa e re e presidentit Hashim Thaçi.

Në tetorin e vitit 2018 gjithçka rreth kësaj shtëpie nga presidenti Hashim Thaçi u konsiderua dezinformatë e shpikje e mediave.

Ndërtimi i shtëpisë së presidentit kishte nisur më 2017.

Zyra e presidentit ka refuzuar të flas rreth kësaj çështje.

Thaçi tani është rahatuar në shtëpinë e re. Madje ka pritur edhe mysafirë.

Ai ka ngrit dolli me kryeministrin Edi Rama, kryeparlamentarin Kadri Veseli e Ministrin e Jashtëm Behgjet Pacolli.

Pos tyre në shtëpi Thaçit i kanë shkuar edhe kryeministri Ramush Haradinaj me të cilin së fundi ka pasur përplasje qëndrimesh por edhe Fatmir Limaj që dikur Thaçin e akuzonte se po ia montonte proceset gjyqësore.

Në kohën sa ka qenë kryeministër Thaçi ka jetuar me qira derisa kishte braktisur planet për ndërtimin e një shtëpie mbi 2 mijë metra katror në Veternik. Shtëpi e cila më vonë iu shit Rrahim Pacollit dhe për çka presidenti vazhdimisht ka deklaruar se ka paguar kredi për të.

Paga vjetore e presidentit sipas deklarimit të pasurisë bashkë me mëditjet sillet rreth 40 mijë euro në vit.

Po sipas këtij deklarimi të vitit 2017, presidenti këtë kredi është dashur ta përfundojë në dhjetor të 2018.

Shtëpinë ku po jeton aktualisht, presidenti Thaçi nuk e deklaroi në Agjencinë Anti- Korrupsion, kurse deklarimet e reja të pasurisë nisin të publikohen në mars të këtij viti.

In : Aktuale, Rajoni

Loading...
loading...