Primitivizëm që vën në rrezik ekzistimin e shtetit! 

Nga Sabaudin ZHUTA

Duke përcjellë debatet e hapura në Parlamentin e R.Maqedonisë lidhur me të ashtuquajturen “Marrveshtja e Prespës” dhe që pason si vazhdë e procesit pas dështimit të Referendumit të 30 shtatorit, nuk mund të jepet një mendim i prerë mbi epilogun e pozicionimit të taborreve të ndara në dy bloqet parlamentare maqedonase; pozitë- opozitë.
VMRO-ja opozitare,këmbngul në kundërshtimin e kësaj marrveshtje me pretekst gjajase u tha fjala e popullit- duke cituar konstatimin e Komision Zgjedhor Shtetëror: “Referendumi llogaritet i dështuar”!
Kjo marrveshtje detyrimisht obligon 2/3 e votave të deputetëve PËR që të konstatohet si e suksesshme, që don të thotë 80 vota pro.
Mazhoranca me ngulm insiston të bindë opoziten e ” pabindur”, e cila pos vërejtjeve të shumta në procedurat,nuk dha asnjë alternativë të zgjidhjes së mundëshme.
Në thelb, të gjith më tani e kan të qartë se pas këtyre obstrukcioneve , qëndron kërkesa e “fshehtë” e VMRO-DPMNE,së për amnestimet e veprave të shumta koruptive e kriminale të shum funkcionarëve të lartë të kësaj partie, përfshirë edhe ish Kryeminintrin N.Gruevsi. Kjo realisht dhe nënkupton se edhe kjo përpjekje ka gjasa reale të dështon, edhepse Kryeministri Zaev e tha hapur se dora e pajtimit është e shtruar, kjo dorë që realisht është vështir të kap shtyllën e tretë të pushtetit/ GJYQËSORIN ! Një ofertë krejtsisht e paqendrueshme !
Duket se gjërat jan kaq provizore sa që të gjithë e kan kuptuar se mes diskutimeve në parlament,në fakt “lexohet” theksi marketing partiak dhe paralajmrim i zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të paralajmëruara për muajin nëntor të këtij viti.
Është për tu habitur me subjektet politike shqiptare, pozicionimi i tyre në këto ditë debative, neglizhenca dhe mungesa e guximit për ti shtruar hapur kërkesat dhe nevojen për ndryshime kushtetuese dhe në preambulen e kushtetutes e cila duhet të defilon shtetformësinë, ku shqiptarët duhet qënë bashk me maqedonasit dy popuj shtetformues, por edhe ligjin e përdorimit të gjuhes shqipe si gjuhë zyrtare, aq më tepër kur tanimë jan shtruar kërkesat me shkrim drejtuar Kryeministrit, Parlamentit dhe organeve tjera shtetërore nga shum asociacione joqeveritare si: Këshilli i Intelektualëve Shqiptar në RM (MEMORANDUMIN, të mbështetur në faktet e fuqishme të autoktonis shqiptare), Këshilli i të Drejtave dhe Lirive të Njeriut, Diaspora Shqiptaro-Amerikane etj., por edhe nga dy partitë opozitare, ajo e Aleances Shqiptare dhe “Besa”e Kasamit.
I gjith ky proces kërkon klimë e potencial human pozitiv, forca të reja në politikë pa hipoteka dhe struktura progresive me koncepte proevroljane dhe vlera universale pa ngarkesa e pa paragjykime !
Ndoshta zgjedhjet e ardhëshme me struktura të kësaj natyre do ti tejkalojn antagonizmat, paragjykime e ngarkesat e akumuluara në dekadat e shkuara dhe do sjellin një rend të ri shoqëror në shtetin e ri, do sjellin integrimin në NATO dhe do hapen perspektiva të reja euroatlantike !
– Përndryshe mund të vihet në rrezik; në rend të parë nga vet maqedonasit egzistimi i tërësis së shtetit !


Loading...
loading...