Princesha e Spanjës humb jetën e infektuar nga koronavirusi

Princesha e Spanjës ka ndërruar jetë, pasi u infektua nga koronavirusi, bën të ditur Pallati Mbretëror në Spanjë.

Princesha e Bourbon-Parma humbi jetën në moshën 86-vjeçare dhe vëllai i saj më i vogël, Princi Sixtus Henry of Bourbon-Parma, duke njoftuar lajmin e hidhur shprehu keqardhjen për humbjen e të motrës.

Princesha Maria Teresa u lind në Paris, Francë, më 28 korrik 1933 nga prindërit, Prince Xavier dhe Madeleine e Bourbon, të cilët sollën në jetë gjashtë fëmijë.

Princesha Maria nuk kishte fëmijë.

In : Aktuale

Loading...
loading...