Prindërit edhe një herë harrojnë vogëlushen në autostradën gjermane

Në një pikë karburantesh në autostradën gjermane në Rheinland-Pfalz, një vogëlushe 12-vjeçare ka përjetuar ferr të vërtetë.

Sipas Policisë së Koblenzit, familja gjermane me katër fëmijë është ndalur në Montabaur për të mbushur veturën me lëndë djegëse. Gjatë ndalimit, vogëlushja 12-vjeçare ka shkuar deri në tualet, pa u vërejtur nga ndokush.StrugaLajmStrugaLajm

„Pasi e kanë mbushur veturën me benzinë, familja ka vazhduar udhëtimin mëtutje, pa vërejtur se ju mungonte një fëmijë“, kanë pohuar nga policia, përcjellë „Shtegu.com“. Vetëm pas një ore, një të punësuarit në pikën e karburanteve i ka rënë në sy vogëlushja që po priste. Policia e alarmuar ka arritur që të kontaktojë vetëm me gjyshen e vogëlushes, e cila arriti nga Würzburgu dhe pas katër orësh pritjeje, ajo e mori vogëlushen.StrugaLajm

Ky nuk është rasti i vetëm që prindërit t`i harrojnë fëmijët nëpër autostrada. Paraprakisht, edhe një vajzë nga Maqedonia ishte harruar nga prindërit në prill të vitit të kaluar, kur autobusi i stërmbushur me udhëtarë ka vazhduar rrugën pa vërejtur se mungonte vogëlushja. (Shtegu.com)

In : Aktuale

Loading...
loading...