Pritet takimi Ziadin Sela-Zoran Zaev

Gjatë kësaj jave pritet të realizohet takim mes liderit të Aleancës për Shqiptarët (ASH) Ziadin Sela dhe kryeministrit Zoran Zaev.

Nuk jepen informata për ditën dhe vendin se ku mund të realizohet ky takim, por vetëm se nga partia e Selës thonë se ajo do të realizohet gjatë kësaj jave, njofton Medial.mk.

“Po mund të them se gjatë javës pritet të takohet lideri Sela dhe ai i LSDM-së Zaev. Kjo është shumë e sigurt sepse nuk ka logjik ky takim të shtyhet më tepër. Një prolongim i mëtutjeshëm i këtij takimi, nuk do të ishte në interes as të LSDM-së dhe as ASH, sepse është kohë që disa punë të definohen në këtë takim”, thonë të njëjtat burime nga ASH.StrugaLajm

Kryeministri Zaev në deklaratën e fundit tha se do të realizojë takim me Selën, partnerin tjetër qeveritar për të diskutuar raportet brenda koalicionit, e cila edhe pse në qeveri koalicionoi me BESËN për rrethin e dytë të zgjedhjeve lokale.StrugaLajm

Sela, madje disa herë ka kritikuar qasjen e kryeministrit, se mbron vetëm partnerin tjetër shqiptar BDI, veçmas kur janë në pyetje zgjedhjet lokale. Ndërkohë, Zaev së fundmi tha se ka shumicën edhe pa partinë e Selës, gjë e cila ka krijuar mjegull në relacionet e partnerëve qeveritar.

In : Aktuale

Loading...
loading...