Duke pritur DUI-n, ta zyrtarizojë gjuhën shqipe-shkruan Medai Shaholli

Shkruan Medai Shaholli

Të skeletosur duke pritur do të duken të gjithë ata shqiptarë që shpresojnë në punën dhe qëndrimet e DUI-t për zyrtarizimin e gjuhës shqipe dhe satusit në Severna Makedonja. Ata jo vetëm që premtojnë me fjalë boshe por kanë arritur të gënjejnë që t’i besojnë DUI-t edhe alamet ish luftëtarë te përrallat me mbret nga Ali kapedani. Kështu do të ngelen të skeletosur duke pritur DUI-n ta zyrtarizojë gjuhën shqipe dhe satusin politik brenda “dërzhavës” së Ali kapdanit, të gjithë ata militantë të dalldisur pas rrëfenjave tij pa mbarim.

Fatkeqësisht sot në Severna Maqedonija, nuk kemi asnjë parti që do mund ta bënte realitet zyrtarizimin e gjuhës shqipe dhe statusin e shqiptarëve me sllavët. Kanë kaluar 26 vite të shkërdhatokracisë sllave dhe të gjitha partitë shqiptare kanë parë në radhë të parë interesin e tyre të ngushtë partiak dhe jemi këtu ku jemi pas një çerek shekulli duke belbëzuar… gjuhë, status, barazi.

Këto ditë janë shprehur edhe përfaqsuesit e opozitës shqiptare ku ata kërkojnë që gjuha shqipe të sanksionohet në preambulë dhe në nen të veçantë dhe statusi i barabartë me sllavët.
Por, tjetër gjë është që të bësh kërkesë të vakët që të sanksionohet në kushtetutë amandamentet e opozitës shqiptare dhe tjetër gjë është paralajmërimi ndaj kreut të qeverisë Zajko se, nëse nuk pranohen amandamentet e opozitës shqiptare miratimi përfundimtar i ndryshimeve kushtetuese do të shkojë në të s’ëmës bashkë me Zajkon dhe Ali kapedanin.
Këtë veprim patriotik nuk e bënë dot z.Sela dhe as z.Kasami sepse ata janë të kapur nga pushteti i Zajkos.
Votimi final pro ndryshimeve kushtetuese sipas vullnetit të qeverisë së koalicionit do të tregojë qartë nëse janë të kapur edhe opozita shqiptare apo jo.
Sot, nuk mund t’i besohet as opozitës shqiptare pasi ajo e ka ditur se çdo amandament që do të kërkojnë ata do të rrëzoheshin nga shumica si të papranueshme, ndaj luan me kartën nacionaliste gjoja në mbrojtje të interesit kombëtar.
Votimi pro me shumë entuziazëm më 19 tetor, i hapjes së ndryshimeve kushtetuese nga ana e opozitës shqiptare pa asnjë garanci se do të pranohen amandamentet e opozitës shqiptare për status të barabartë dhe zyrtarizim të gjuhës shqipe, ishte një paralajmërim ogurzi se me mosrespektim të vullnetit politik të afro gjysmës së popullsisë në vend dhe mospërfshirje në kushtetutë, shqiptarët do të vazhdojnë të mbeten popull pa identitet dhe pa emër.StrugaLajmStrugaLajm

Opozita shqiptare me katër vota e ka rastin ta dëshmojë veten e saj ta dërgojë në moçalin e historisë kushtetutën antishqiptare të që mohon identitetin kombëtar shqiptar.
Por, kjo nuk është rruga që do të ndjek opozita shqiptare përkundrazi, ajo është lidhur për një fjalë goje, duke tënë se ne kërkuam barazi të plotë por na e rrëzoi shumica me votë!
Kjo është një njollë e zezë si për partitë shqiptare në pushtet ashtu edhe në opozitë.StrugaLajm

Janë krijuar parti dhe fraksione gjatë kësaj kohe por asgjë nuk ka ndryshuar në filozofinë e tyre politike.
Të gjithë angazhohen për respektimin e shtetit që i shtyp dhe i shfrytëzon për nga etnia dhe gjuha, që nuk i njeh dhe nuk e respekton popullin që përbën afërsisht gjysmën e përbërjes së këtij vendi. Shqiptarët akoma nuk kanë parti apo organizatë atdhetare të aftë dhe të gatshme të sfidojë sllavët dhe qëndrimet e tyre shoviniste ndaj shqiptarëve të paktën këtë çerek shekull.

Veprimtarë shqiptarë dhe intelektualë të shumtë në mbarë vendin (nuk e kam fjalën këtu për këshillin intelektualëve shqiptarë të kapur nga DUI) janë strukur dhe nuk bëzajnë, por shohin interesat e tyre personale.Rinia studenteske si forca më vitale e një kombi e kapur nga DUI për shkak të shit-blejes së diplomave, është e pa interesuar për dramën kombëtare që po ndodh para syve të tyre.
Derisa nuk do të kemi në horizont forca atdhetare që do të marrin përgjegjësinë kombëtare, shqiptarët do të presin t’i gëzojnë të drejtat e tyre në karrike të skeletosur me dekada të tëra.

Shkruan Medai Shaholli

In : Aktuale

Loading...
loading...