Profesoresha maqedonase konvertohet në Islam

Profesoresha maqedonase, Slavica Jakimovska e cila ligjëron ne Universitetin Evropian të Maqedonisë ka udhëtuar për në Erdemit të Turqisë ku dhe ka pranuar fenë Islame.
Ajo pasi ka pranuar Islamin ka ndërruar edhe emrin, ajo ka marrë emrin Müşfika

“Kur fillova të njoha muslimanët përreth me të cilët punoja në një vend, fillova te interesohem edhe me shume per fenë Islame. Kur’anin e shihja si një libër të thjeshtë. Me kalimin e kohës fillova ta kuptoj atë, dhe thellësinë e kuptimit të tekstit. Në kolegj kam lexuar interpretimin dhe komentimin e Kur’anit, por sinqeritetin e tij e ndjeva vetëm kur e përfundova atë. Rruga ime e mohimit të Kur’anit ishte shumë e gjatë, por në fund të këtij rrugëtimi e përqafova Islamin dhe tani jam muslimane.” Ka theksuar Jakimovska për agjencinë e lajmeve IHA, përcjell Gazeta e Re.StrugaLajmStrugaLajm

Lajmi për konvertimin e saj në Islam ka ngjallur interes të madh në mediat Maqedonase.StrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...