Profesoresha strugane:Fjala Ilinditase nuk shpreh asgjë në shqip

Ajtene Qamili, profesoreshë universitare

Pa u futur në atë se a është ky emri më i qëlluar për shtetin tonë që përfshin karakterin multietnik, historinë e vendit etj., unë do të ndalem të trajtoj vetëm formën e përkthyer në shqip Republika Ilinditase e Maqedonisë nga Република Илинденска Македонија. Në parim toponimet dhe antroponimet nuk duhet të përkthehen, por nga praktika jonë është dëshmuar shpesh që për shkaqe politike, shoqërore, diplomatike, kulturore, nga bashkëjetesa, etj., janë përkthyer shumë toponime dhe antroponime. Ky emërtim apo përkthim në shqip nuk përkon me formën në maqedonisht edhe për shkak të topikës së përcaktorit, edhe për shkak të kuptimit semnatik, sepse nëse nisemi në analogji me format e tjera të ditëve të shënuara si: Петровден – Петре = Dita e Shën. Pjetrit, Митровден – Митре = Dita e Shën. Mitrit, Спасовден – Спасе = Dita e Shën. Spasit, Павловден – Павле = Dita e Shën. Pavlit, Ѓурѓовден – Ѓурѓе – Ѓорѓи = Dita e Shën. Gjergjit; edhe emërtimi Илинден – Илија – Ило do të duhet të përkthehet me = Dita e Shën. Ilos ose = Dita e Shën. Iliës ose altërnativa tjera që dalin nga lashtësia e këtij emërtimi kemi edhe formën Dita Ilire. Kështu që, emri i shtetit tonë do të duhet të ishte: Republika e Maqedonisë së Ilindenit, ose Republika e Maqedonisë së Ditës së Shën. Ilos, ose Republika e Maqedonisë së Ditës së Shën. Iliës ose Republika e Maqedonisë së Ditës Ilire. Kurse forma Republika Ilinditase e Maqedonisë, së pari edhe në aspket të përcaktorit që shpreh përkatësi, e cila në maqedonisht shprehet me присвојна придавка: Илинденкса (nga: Република Илинденска Македонија) në maqedonisht dhe në anglisht qëndron para emrit, kurse në shqip përcaktori që shpreh përkatësi vendoset pas dhe në rastin konkret shprehet me rasën gjinore (e Ditës së Shën. Ilës, ose e Ditës Ilire, ose e Ilindenit), por edhe në aspekt të kuptimit, fjala Ilinditase nuk shpreh asgjë, sepse është e përkthyer vetëm fjala ditë nga ден, por nuk e ka kuptimin e njëjtë me atë në maqedonisht, ndërkaq të shprehurit të përkatësisë duhet të ndjekë këtë radhitje: 1. Republika 2. e Maqedonisë 3. së Ditës së Shën. Ilës, ose së Ditës Ilire ose së Ilindenit. Për këtë arsye, bëj thirrje që para se të miratohet ky emërtim, të shqyrtohen sugjerimet e lartpërmendura.StrugaLajmStrugaLajm


Loading...
loading...