Profesori shqiptar e rreh keq nxënësin në oborr të shkollës (VIDEO)

Një profesor i gjimnazit në Podujevë e ka rrahur një nxënës në oborr të shkollës. Në stilin e boksierëve, Sabit Kopalla, ka ushtruar dhunë ndaj nxënësit. Në një xhirim amator, profesori i anglishtes shihet teksa grushton fëmijën derisa nxënësit e tjerë e ndajnë. Nuk dihet ende pse ka ndodhur ky grushtim derisa Policia dhe Prokuroria ende nuk e kanë intervistuar dhe as arrestuar profesorin e dhunshëm.
Sabit Kopalla, profesor në gjimnazin “Aleksandër Xhuvani” në Podujevë ka rrahur në mënyrë brutale një nxënës të shkollës së tij, raporton Llapi.info.

Sipas dëshmitarëve, rrahja ka ndodhur në shkollën “Ibrahim Rugova” në të cilët gjenden disa paralele të ndara të gjimnazit.Profesori Sabit Kopalla ka mohuar se ka rrahur nxënësin. Ka thënë se vetëm ka ndërhyrë për t’i ndarë nxënësit e tjerë derisa përlesheshin.“Më kanë lajmëruar nxënësit dhe në momentin që ka dashur të ikë unë e kam ndalur për ta dërguar në drejtori”, ka thënë Kopalla, për Express, të shtunën.Por, në xhirimet Kopalla shihet duke e rrahur nxënësin derisa fëmijët e tjerë e ndajnë. Madje, profesori pasi e ndajnë njëherë i vërsulet përsëri nxënësit dhe e rrah në hyrje të oborrit të shkollës.

StrugaLajmStrugaLajm

 StrugaLajm

 

In : Rajoni

Loading...
loading...