Pronarët e “Eurotel” në Strugë dëmtohen për 563.070 denarë, paditet kumanovari!

Stacioni policorë në Strugë parashtroi padi kundër D.S (56) nga Kumanova për shkak ekzistimit të bazave për dyshim për vepër të kryer penale “evazion”.

I denoncuari, veprën penale e ka kryer gjatë vitit 2014 dhe 2015 në cilësinë e kryetarit të bashkësisë së pronarëve të kompleksit të apartamenteve “Eurotel” në Strugë.StrugaLajm

Në mënyrë të kundërligjshme ka përvetësuar mjete në para të cilat i janë besuar për karburante, fatura telefoni, ushqim dhe të ngjashme, me çka e ka dëmtuar bashkësinë dhe ka fituar dobi të kundërligjshme pronësore prej gjithsej 563.070 denarë, informon Ministria e Punëve të Brendshme për buletinin e rregullt.StrugaLajm

In : Aktuale, Struge

Loading...
loading...