Pronari i Zara njeriu më i pasur në botë

Themeluesi i ‘Zara’ tashmë njeriu më
Pavarësisht se pretendon titullin e njeriut më të pasur në botë, themeluesi i Zara, Amancio Ortega, është një nga njerëzit më misterioz të botës së biznesit.
Të mërkurën, Ortega mundi Bill Gates, duke u bërë personi më i pasur në botë, raporton “Forbes”.
Ortega aktualisht ka një avantazh prej 200 milionë dollarësh mbi themeluesin e ‘Microsoft’ Bill Gates.
Sipas ‘Forbes’, Ortega ka mbajtur vendin e njeriut më të pasur në botë edhe tri herë të tjera – por gjithmonë ka dorëzuar fronin brenda një dite.
Me gjithë pasurinë e fuqishme, shumë njerëz nuk kanë dëgjuar për Ortegan, shkruan syri.net. Ai është një njeri jashtëzakonisht diskret, rrallë shihet në publik dhe ka dhënë vetëm disa intervista gjatë gjithë karrierës së tij tepër të suksesshme.
Kjo karrierë filloi kur Ortega themeloi gjigantin e modës, “Zara” me bashkëshorten e tij Rosalia më 1975. Sot, ai zotëron marka të njohura si Zara, Massimo Dutti dhe Pull & Bear.
Ortega lindi në qytetin e Busdongo de Arbas, në Spanjë, në mars te vitit 1936.
Sipas “Foorbes” Amancio Ortega është njeriu më i pasur në botë, me një pasuri prej 85 miliardë dollarësh.
Në muajt e fundit, Bill Gates dhe Jeff Bezos kanë luftuar për fronin, por duket se ishte Ortega ai që fitoi vendin e parë.StrugaLajmStrugaLajm

StrugaLajm

Loading...
loading...