Pronto e neveritshme në Kosovë, BDI-ja e neveritshme në Maqedoninë Veriore

Nga Sulejman MEHAZI/


Dhe Albini se bashku me Vjosën fituan, dhe, pas dymbëdhjetë vjetësh pritje, populli i mençur i Kosovës Prontot i rrëzuan taklla, teposhtë në lug të bythës, dhe tani e tutje Kosova do frymojë ndryshe, dhe, nuk do ketë të kapur nga pushteti, nuk do ketë korrupsione e plaçkitës pushtetarësh, Dhe, populli i Kosovës tregoi zgjuarësi votimi, u bë shembull për shqiptarët tjerë në Shqipëri e Maqedoni, që edhe ata si sytë e ballin ta ruajnë votën për në kutinë e votimit, dhe, t’ua bëjnë me dije politikanëve të korruptuar, të kapur e të mbushur me skandale të pahijeshme e të palogjikshme politike se, dhe, atyre në Shqipëri e Maqedoni do t’ju ndodh, dhe, më keq se Prontos në Kosovë.
Kjo vlen, dhe, për Zijadin Selën që të mbushet me mend e jo me çallame frizurash e fjalimesh, dhe, jo të lidhet e koalicionojë me Mehmetat e Ostrenat e padobishëm, si në zgjedhjet e mëparshme, po me Bilallin e Besës për ta mundur partinë e bezdisshme 17 vjeçare në pushtet. Dhe, jo vetëm partitë opozitare Aleanca e Besa të mbushen me mend, por edhe shqiptarellat e Maqedonisë Veriore të mbushin radaket e mendjes e të votojnë sikurse votuan kosovarët për opozitën LVV dhe LDK. Dhe, sikur që u bënë të neveritshëm Prontot dymbëdhjetë vjet qeverisje për kosovarēt, ashtu të bëhet e neveritshme edhe BDI-ja shtatëmbëdhjetë vjet qeverisje për shqiptarët e Maqedonisë Veriore.
Gjatë dymbëdhjetë e shtatëmbëdhjetë vjetësh martese, dhe, burri apo gruaja të bëhet e neveritshme e jo më Pronto e BDI-ja.


Loading...
loading...