Protesta në Athinë “Digjini qentë shqiptarë!”

Disa orë pas vrasjes së ekstremistit grek Kostandinos Kaçifa në fshatin Bularat të Gjirokastrës, dhjetëra shtetas grekë kanë dalë të veshur me flamuj e thirrje raciste kundër Shqipërisë përballë godinës së ambasadës shqiptare në Athinë.

Media greke ka shkuar në vendngjarje dhe njofton se e gjithë protesta është organizuar nga partia ekstremiste e Agimit të Artë në Greqi.

Qindra njerëz i janë përgjigjur thirrjeve në rrjetet sociale nga partia neonaziste “Agimi i Artë” e cila ka kërkuar të zhvillohet një protestë përpara ambasadës shqiptare.

Protesta bëhet për mënyrën sesi u vra ekstremisti grek Kostandinos Kaçifa si dhe për të kërkuar llogari për qeverinë greke dhe reagimin e saj mbi rastin.

Dy deputetë të Agimit të Artë qëndrojnë në ballë të protestës teksa rruga është bllokuar plotësisht nga protestuesit.

Rruga që përshkon dhe vendin ku ndodhet godina e ambasadës shqiptare është bllokuar dhe trafiku i krijuar ka shkaktuar kaos në qarkullimin e automjeteve në kryeqytetin grek.

plotësisht nga protestuesit.

Rruga që përshkon dhe vendin ku ndodhet godina e ambasadës shqiptare është bllokuar dhe trafiku i krijuar ka shkaktuar kaos në qarkullimin e automjeteve në kryeqytetin grek.

Video e postuar nga media greke Zappit.gr

Si ndodhi ngjarja ne Bularat, policia jep njoftimin e detajuar:

Sipas Policisë, mësohet se gjatë ditës së sotme, datë 28. 10. 2018, rreth orës 10.00, në fshatin Bularat të Bashkisë Dropull të Rrethit Gjirokastër ka pasur të shtëna me armë zjarri.
Punonjësit e Policisë të cilët ishin të planizuar me shërbim në fshatin Bularat kanë shkuar menjëherë në drejtim të vendit nga u dëgjuan të shtënat me armë.Në momentin e mbërritjes në vend, punonjësit e Policisë janë sulmuar me armë zjarri nga një person i veshur me uniformë ushtarake. Nga zjarri i hapur kundër personelit të policisë u godit dhe u dëmtua automjeti i policisë.
Të ndodhur përballë kësaj situate, punonjësit e policisë kanë kërkuar mbështetje me efektivë shtesë si dhe janë vënë në ndjekje të autorit të sulmit me armë.Në ndihmë të punonjësve të policisë kanë mbërritur shërbime të tjera të Drejtorisë Vendore të Policisë Gjirokastër dhe grupi hetimor.
Gjatë ndjekjes nga forcat e ardhura të policisë, shtetasi i armatosur ka hapur përsëri zjarr në drejtim të Policisë duke rrezikuar seriozisht jetën e tyre.Nisur nga rrezikshmëria që paraqiste shtetasi, i identifikuar si Kostandions Kaçifa, 35 vjeç, lindur dhe banues në Bularat Gjirokastër, policia vendore ka kërkuar menjëherë ndihmën e forcave speciale për të bërë të mundur përballimin e sitatës së pazakontë për forcat vendore.
Me mbërritjen në vendngjarje, kanë ushtruar kontroll në banesën e të dyshuarit.Nga kontrolli i ushtruar në banesë nuk është bërë e mundur gjetja e tij dhe në këtë kohë ka nisur krehja e zonës.Forcat speciale kanë bërë të mundur lokalizimin e tij në një shpat mali mbi fshatin Bularat.
Në momentin e zbulimit nga forcat e policisë, Shtetasi Kostandinos Kaçifa , ka hapur menjëherë zjarr ndaj tyre.
Forcat speciale janë pozicionuar për të mbrojtur jetën e tyre dhe nëpërmjet megafonit i kanë bërë thirrje të herëpashershme shtetasit që vijonte të qëllonte me armë që të dorëzohej dhe të hidhte armën e zjarrit.
Shtetasi Kaçifa ka vijuar të qëllojë kundër forcave speciale për gati 30 minuta, duke rrezikuar seriozisht jetën e tyre. Në kundërpërgjigje, të forcave speciale gjatë shkëmbimit të zjarrit ka mbetur i vrarë shtetasi Kostandinos Kaçifa.
Në vendngjarje u sekuestruan në cilësinë e provës materiale një armë automatike, model Kallashnikov, dy karikatorë municioni, një çantë me fishekë luftarakë, si dhe 31 gëzhoja. Në banesën e shtetasit Kaçifa u sekuestrua edhe një uniformë kamuflazhGrupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër si dhe të Prokurorisë së Krimeve të Rënda po kryejnë veprimet në vendngjarje.

REAGIMI GREK PAS VRASJES SE EKSTREMISTIT 35 VJEÇAR:

Dyshohet se Konstantinos Kacifas hapi zjarr me një kallashnikov ndaj makinës së policisë shqiptare, e cila ishe në operacion për arrestimin e tij. Shprehim keqardhjen tonë të thellë për vdekjen shtetasit grek, ngushëllime për familjen. Në çdo rast, është e papranueshme humbja e një jete. Ne presim që autoritetet shqiptare të sqarojnë plotësisht rrethanat në të cilat u vra shtetasi grek dhe më pas do të marrim masat e duhura menjëherë.

VJEN REAGIMI I SHQIPERISE:

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme e Republikës së Shqipërisë, bashkë me keqardhjen për ngjarjen e ndodhur sot në Bularat, Gjirokastër, ku humbi jetën shtetasi Konstandinos Kacifa, shpreh po ashtu keqardhjen për politizimin e pajustifikueshëm të ngjarjes në shtetin fqinj.
Rrethanat në të cilat humbi jetën shtetasi Kacifa, janë bërë të ditura zyrtarisht nga autoritetet kompetente shqiptare. Policia e shtetit ka sqaruar me detaje se kjo është një ngjarje totalisht e izoluar nga aktivitetet e sotme ne zonë dhe nje rast flagrant agresioni ekstremist ndaj Policisë së Shtetit Shqiptar.
Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme shpreh zhgënjim për reagimin e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Greqisë, e cila jo vetëm nuk dënon sulmin me armë ndaj forcave tona të rendit, po flet për “humbje jete të papranueshme”.
Duke bërë thirrje për maturi dhe mosngjyrime politike e diplomatike të këtij rasti sa të qartë dhe të paprecedentë, i sigurojmë fqinjët tanë se Shqipëria është vend i sigurtë e i qetë për të gjithë shtetasit e saj, përfshirë pa asnjë dallim ata me kombësi greke.

In : Aktuale, Rajoni

Loading...
loading...