Protesta që nuk la vend për koment…

Lebit Murtishi

Në protestën e dytë të radhës, që u mbajt sot përpara selisë së BDI-së në Reçicë të Tetovës, nuk u tha asgjë e re, pos përsëritjeve të fjalëve të njëjta që u thanë në protestën e parë…Personalisht, pas një konsultimi që pata herën e kaluar me organizatorët dhe bartësit e këtyre protestave, kaq shumë të vonuara në këto troje shqiptare (jo për fajin e organizatorëve, sigurisht), kam pritur që, sot, mos më tepër, kërkesat e protestuesve, të cilat gjithsesi duhen të dalin nga gjiri i Popullit Shqiptar- të zotit legjitim të kësaj Toke pazaresh – gjithnjë në dëm të tij, të jenë kompletuar dhe t`i adresoheshin faktorëve ndërkombëtarë dhe institucioneve antishqiptare të këtij shteti antishqiptar…Problem i vetëm i shqiptarëve në këtë vend është pozita diskriminuese kushtetuese. Pra, pa barazimin e shqiptarëve si kategori kushtetuese e nivelit të njëjtë me sllavomaqedonët, sado të ndërrojmë ndonjë Ali sot, një tjetër po aq Ali, do na shfaqet nesër si problem…Nuk ndryshon pozita jonë duke i kujtuar ,,kryeministrit” të vendit tejkalimin e normave ligjore kur dënohen shqiptarët, dhe se shqiptarët e dënuar me dënime aq të larta u dashka të rigjykohen, domethënë, një dënim gjithsesi ata e meritojnë, sipas folësve përpara protestuesve…Jo, vëllezër të dashur, popujt e robëruar kërkojnë hisen e tyre në protesta, jo thërrimet e lëmoshës…Mënyra se si i drejtoheshin zaevit folësit e sotëm, dukej sheshit që për ata, kësaj qeverie i mungon një grup i ri argatësh shqiptarë që do punojnë më mirë dhe më besnikërisht nga argatët e Ali Ahmetit…Nëse nuk dalim të kërkojmë Liri, modelet e robërimit i rregullon zaevi edhe pa protestat tona…StrugaLajmStrugaLajmStrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...