PROTESTAT E VAKTA DIASPORËS SHQIPTARE NË ZVICËR-Medai Shaholli

Medai Shaholli

Dje diaspora shqiptare nga NMK në Zvicër, kanë protestuar kundër burgosjes së Abdulfeta Alimit dhe gjithë të burgosuve shqiptarë me procese të montuara.

Protestat janë forma të kundërshtimit dhe shprehje e demonstrimit për padrejtësitë që i bëhen një grupi të caktuar dhe këtu nuk ka asnjë kundërshtim ata duhen organizuar gjithandej.

Por, përderisa kjo diasporë nuk protestoi për tri dekada kundër tiranisë sllave as kur u miratua skllavria me miratimin e MO më 2001, as edhe me ndryshimet kushtetuese që u bënë në janar të këij viti me rastin e miratimit të Marrëveshjes së Prespës, ku shqiptarët mbetën bashkësie etnike e 20% edhe me ndryshimet e reja, sot fajtorin e paskësh gjetur vetëm te pushteti dhe qeveria e Zajkos i cili qeveris edhe me disa parti shqiptare.

Jo zotërinj të lobit shqiptar në Zvicër, thirrjet tuaja nga Zvicra për të liruar shqiptarët e burgosur me procese të montuara janë të vakta ata nuk arrijnë te veshët e pushtetarëve sllavë aq më pak te ata shqiptarë të DUI-t, të cilët nuk e prishin terezinë nga thirrjet tuaja.StrugaLajm

Abdulfeta Alimi dhe të gjithë të burgosurit shqiptarë si ”grupi i lagjes së trimave” , ”monstra” dhe të tjerë që mbahen padrejtësisht në kazmatat sllave me procese të montuara nuk do të lirohen nga burgjet nga ato thirje nga jashtë dhe pambështetjenga brenda.

Përderisa jo vetëm diaspora shqiptare në mbarë botën por edhe shqiptarët brenda nuk do largojmë dhe ta kryqëzojmë DUI-n dhe Ali Ahmetin, për tradhti dhe bashkëpunim me pushtetin fashist sllav në burgosjen e dhe torturimin e shqiptarëve dhe kushtëzimin e asaj qeverie të kualicionit, se pa liruar shqiptarë të burgosur me proces të montuara nuk do ketë qeveri të koalicionit me shqiptarë. StrugaLajm

Diaspora shqiptare e NMK mund të protestojë për padrejtësitë që i bëhen shqiptarëve por pa u shmangur faktit se në këtë turp të denigrimit dhe të përdhosjes së krenarisë dhe identitetit kombëtar nga shovinistët sllav, merr pjesë edhe një parti shqiptare me emrin DUI.
Ndaj, ”shigjetat e helmatosura” duhen drejtuar jo vetëm nga gjarpri Zajko por edhe nga Reçica e vogël e drejtë Ali Ahmetit, si bashkëpërgjegjës në pjesmarrjen e burgosjeve dhe persekutimet ndaj shqiptarëve.

Fajin për persekutimin e pandërprerë ndaj shqiptarëve nuk e ka vetëm nepërka e shullërit Zajko, por edhe bashkëpunëtorët më servilë të tij siç janë integristët e Ali Ahmetit, e kanë miratuar heshturazi shovinizmin sllav dhe politikën antishqiptare, por për hir të pushtetit dhe karrirës kanë heshtur për të gjitha padrejtësitë ndaj shqiptarëve.

Kësisoj, detyrat dhe përgjegjësitë e shqiptarëve të kësaj pjese të Ilirisë janë njëllojë si në diasporë ashtu edhe brenda.
Tradhtinë hapur kur e shohim si nga larg ashtu edhe nga afër duhet ta denoncojmë edhe kur ajo vjen edhe nga një parti shqiptare.

Shovinistët Grujo apo Zajko nuk do të sundonin dot mbi shqiptarët rahat për tri dekada, nëse në qeveritë e tyre të koalicionit nuk do kishim parti shqiptare puthadorësh dhe dezertorë të kauzës shqiptare por, do kishim një status tjetër nga ky që kemi sot si bashkësi etnike i 20%!

Ja këto duhet të ishin detyrat dhe përgjegjësitë e shqiptarëve brenda dhe jashtë kur duhet t’i thënë ndal skllavërisë dhe fashizmit sllav që po ndërtohet në bashkëpunim me kuislingët e DUI-t dhe Ali Ahmetit!


Loading...
loading...