Protestë në Pogradec kundër Ramës: Minishengeni Ballkanik, tradhëti kombëtare (VIDEO)

Intelektualë dhe aktivistë të shoqërisë civile u mblodhën sot në Pogradec në një forum qytetar për të kundërshtuar idenë e “Mini Shengenit Ballkanit”, përcjellë INA.

Takimi u zhvillua në të njëjtën ditë dhe orë kur Edi Rama ndodhej në Ohër, pak kilometra larg Pogradecit, në një takim me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç dhe kryeministrin e Maqedinisë së Veriut, Zoran Zaev. Përfaqësuesit e tre shteteve do të diskutojnë pikërisht për idenë e heqjes së doganave mes tre shteteve, e cila është kritikuar si projekti i “Jugosllavisë së Re”, pasi nga kjo marrëveshje fito më shumë Serbia. Intelektualët e pranishëm në këtë takim deklaruan se ky bashkëpunim me Serbinë do të dëmtojë Kosovën, si dhe është një marrëveshje e keq ekonomike për Tiranën. Aulon Kalaj, një prej organizatorëve të forumit qytetar në Pogradec që mban emrin “Për shqiptarët dielli lind në përendim”, deklaroi se shqiptarë nuk do të lejojnë që kryeministri Edi Rama të zbatojë planin e Serbisë. “Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama takohet sot me Presidentin Aleksandar Vuçiç, por ai është i paautorizuar nga shqiptarët dhe i pakonsultuar me ShBA dhe BE, për këtë marrëveshje dhe kësisoj ky është vetëm një hap i tij personal. Zoti Rama, “për shqiptaret dielli lind në perëndim” dhe ju jeni askushi që të mbani peng këtë aspirate të shqiptareve dhe t’a drejtoni atë nga lindja, Serbi-Rusi. Kosovës po i ngul thike pas shpine dhe nuk e përfaqëson kurrë. Prandaj nga ana shqiptare e liqenit ishin patriotet dhe nga ana tjetër do takohen tradhtarët”,- tha Aulon Kalaj. StrugaLajm

Artikulli i meparshemStrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...