Pse BDI duhet t’a braktisë koalicionin me LSDM-në?!


Urim Saliu

Zaev ka ardhe ne ate pike sa mendon se eshte me i forti i Maqedonise dhe ketu nis lundrimi i tij politik.Ai akoma mendon se drejtesia rri peng i shqiptareve qe ka ne qeverisje , por atij me te kerkuarit i iken pa gjurme dhe askush nuk dha llogari per ikjet spektakulare.Madje te kerkuarit e drejtesise shfaqen si ylla Holivudi nga Budapesti dhe japin intervista ne televizione publike.

Ka ardhe momenti kur Zaev mendon se e ka gjithe Maqedonine ,por poashtu eshte edhe nje moment i keq kur ai po shikohet ne te njejtat pasqyra te paraardhesve te tij kryeministra.Zaev s’ka rendesi cilen parti shqiptare e merr dhe cilen e heq nga qeveria sepse ne e dijme se cfare jane ne gjendje te bejne subjektet shqiptare .Do humben korridoreve .Vetem fakti qe do zevendesohen disa parti me disa te tjera nuk eshte se do ndryshoje dicka .Por shenjat e nje kryeministri autokrat po shfaqen tashme ne horizont.Zaev mund te merr cilen parti shqiptare ne qeveri dhe ta deboje cilen te doje, por ai pika e pare ka humbur shqiptaret qe e votuan ate.Kur do ta humb edhe BDI-se qe pas kaq deshtimeve , ajo serish eshte forca me e madhe shqiptare , ai bashke me kete do humb edhe zgjedhjet presidenciale.Prandaj eshte mire qe BDI -ta braktise LSDM-ne dhe rruget e tyre te ndahen per te pare se kush eshte me e forte me terrenin politik me pas. Do ishte mire qe BDI ta leshonte qeverine per ti treguar LSDM-se humbese ne zgjedhjet e fundit Parlamentare duke levizur gurre e mal per ta bere qeverine dhe ta sheh se sa ne te vertete eshte i forte ky kryeminister qe prane vetes mban figura te konsumuara te PPD-isteve dhe LSDM-isteve te dikurshem qe qendrojne ne prapaskene dhe qe i ka sistemuar ,dhe aq me teper kur ai taktizon me Kamcevska dhe deputete te regjimit te kaluar .Ne tashme e kemi pare portretin e ketij kryeministri qe deshiron ne menyre perfekte ti merr dhe deboje nga qeverisja e tij partite shqiptare duke futur percarrjen mes shoqerise shqiptare dhe duke i bere ata te dehen pas pushtetit por jo te kene ndikim.StrugaLajm

BDI do ishte mire qe ta braktiste qeverine dhe ta leshonte cilen do parti shqiptare te qeveriste , por ne ate qeverine tjeter qe do vije do jene edhe njerezit me te afert te Gruevsit.StrugaLajm

Favori me i madh do ti behej Mickovskit sepse do hynte ne loje per presidencialet dhe braktisja e qeverise nga ana e BDI-se do e dergonte vendin paralelisht drejt zgjedhjeve te jashtezakonshme Parlamentare.

Zaev mos mendoje se ne listen e zeze te politikaneve ka vetem shqiptare qe vendin e kane ne Idrizove sepse ai ka plot ne partine e tij qe vendin e kane atje.

#Postim ne facebook


Loading...
loading...