Pse dhemb koka pasi qajmë?


Të qarët është një reagim natyror i trupit ndaj emocioneve që mund të jenë shteruese nga aspekti fizik dhe psikik.

Kur një e qarë e fortë shkakton dhimbje koke, ka hapa që një person mund të marrë për të ndihmuar në lehtësimin e dhimbjeve fizike, edhe nëse dhimbja emocionale mbetet, shkruan Billbordi.net, tranmseton gazeta Koha.

Kur qajnë, shumë njerëz do të përjetojnë një hundë të lëngshme, sy të skuqur, ënjtje rreth syve dhe skuqje në fytyrë.

Për disa njerëz, një kokëdhimbje vjen si përgjigje ndaj të qarët emocionalë. Shkencëtarët janë ende duke u përpjekur për të kuptuar lidhjen e saktë në mes të qarës dhe dhimbjes së kokës.

Të qarat dhe llojet e dhimbjes së kokës mund të shkaktohen si rezultat i reagimit të organizmit ndaj pikëllimit.

Pikëllimi shkakton stres, i cili ndikon në lirimin e hormoneve të tilla si kortizol. Këto hormone stimulojnë neurotransmetuesit në tru që shkaktojnë reaksione fizike si e qara, dhimbja e kokës dhe rrjedhja e hundës.

Ndërsa këto simptoma të buta fizike ndërtohen, një person mund të fillojë të ndjejë fillimin e dhimbjes së kokës.


Loading...
loading...