PSE DUHET TË HESHTIM KUR PO FUNDOSEMI?!

Abdulla Mehmeti

PSE DUHET TË HESHTIM KUR PO FUNDOSEMI?!

Gjithandej ndër shqiptarët po përhapet korrupsioni, krimet dhe tradhtia, politikanët dhe pushtetarët po i shesin edhe territoret dhe pasurinë e shtetit. Çfarë mund të presin shqiptarët nga njerëzit e tillë, brenda dhe jashtë atdheut?

Këta që i shesin trojet etnike, interesin e shtetit dhe të qytetarëve, njihen dhe dihen, por nuk dënohen!

Këta që po i vrasin shqiptarët, hapur e tinëz, me plumba e thika, me helme e droga, njihen dhe dihen, por nuk dënohen!

Këta që kanë plaçkitur pasurinë e shtetit dhe e mashtrojnë popullit, njihen e dihen, por nuk dënohen! StrugaLajmStrugaLajm

Këta që njihen dhe dihen, kanë dosje të trasha krimesh e tradhtishë, por nuk dënohen!

Për këta kriminelë e mafiozë ka një mal me dëshmi për krime, dhe të gjithë kanë emra e mbiemra, por nuk dënohen! StrugaLajm

Popujt që e kanë dashur lirinë, shtetin, kombin dhe të ardhmen e tij, kurrë gjatë historisë nuk kanë heshtur, por i kanë shtypur morrat e këtillë pa përhapur mortajë, sa herë ua kanë rrezikur lirinë.

Pse duhet të heshtin kaq shumë shqiptarët sot përpara kësaj fatkeqësie, kur ligjin e bëjnë vetë kriminelët, bukën ia rrëmbejnë popullit nga goja, e frikësojnë dhe poshtërojnë, e raskapitin dhe varfërojnë, e katandisin jashtë shtetit.

A ju ngjan ky i sotmi se është pushtet, kur mediat krijojnë modele heronjsh nga kriminelët dhe monstrumët që nuk janë të denjë që edhe tradhtarë të quhen, sepse modele të këtillë nuk ka krijuar raca njerëzore ndër asnjë popull tjetër?!

Ky nuk është shteti ynë që e duam, as populli ynë krenar siç na njeh historia. Ky është vaji dhe tmerri që duhet të ndalet, me të gjitha forcat dhe mundësitë që kemi, nëse ka mbetur pak dinjitet në qenien tonë!

Pa u shkatërruar ky rrjet mafiozësh e kuislingësh, në Tiranë, Shkup dhe Prishtinë, të ngritur në pushtet me ndihmën dhe paratë e agjenturave të huaja, kurrë ditë të bardhë nuk do të sheh populli shqiptar!

(15.VII.2018)


Loading...
loading...