Pse është dhe duhet të jet e papranueshme për shqiptarët ,,Gjykata Speciale” në Kosovë!

Në radhë të parë, Kosova ka vulën e shtetit të pavarur, me njohje tepër solide ndërkombëtare, ndonëse me probleme të shumta, të paevitueshme për kohën e pasluftës; veçmas pengesat që i dalin përpara në çdo hap të përpjekjeve të saj, sa nga ish pushtuesit dhe nga miqtë e tyre, sa nga paaftësia jonë politike – shtetformuese, aq edhe nga keqpërdorimi i institucioneve të brishta shtetërore, (të kontrolluara panatyrshëm nga faktori i jashtëm) për t’i çuar proceset më tej, drejt konsolidimit të plotë të një shteti modern, siç kanë vepruar dhe akoma veprojnë shumë shtete të tjera të botës, gjatë periudhës së njëjtë të tranzicionit.
Në radhë të dytë, ,,Gjykata Speciale” veprimin e saj e mbështet kryekëput mbi dosjet (rreth 700 (shtatëqind) sosh) e përgatitura nga serbia pushtuese, nga shërbimet sekrete dhe nga hetuesit serboçetnikë të saj; e mbështet mbi dosjet e përgatitura nga armiqtë e hapur të popullit shqiptar, nga pushtuesit e deridjeshëm të Republikës së Kosovës. Kush do besonte në këto rrethana absurde, në një drejtësi korrekte dhe të paanëshme; kush do besonte në një drejtësi të bazuar mbi dosjet e përgatitura nga pushtuesi, ku për ironi, asnjë emër serbi nuk ekzisten, edhe pse kjo bashkësi ndërkombëtare intervenoi ushtarakisht kundër forcave ushtarake, policore dhe paralimitare serbe, që masakruan dhjetëra mijëra shqiptarë dhe dëbuan me dhunë, me zjarr dhe me hekur rreth një milion shqiptarë të tjerë nga trualli i tyre.
Ndërsa kërcënimi që vjen për Kosovën nga i ashtuquajturi ,,Plani B”, duhet të marrë seriozisht në konsidetratë, se pasojat e tij nuk do t’i bartë vetëm Kosova!StrugaLajm

StrugaLajm
In : Aktuale

Loading...
loading...