Pse festohet 11 tetori

Shtatëdhjetë e shtatë vite nga fillimi i kryengritjes antifashiste dhe Luftës Nacional-Çlirimtare sot në Maqedoni do të shënohen me disa manifestime të organizuara nga Qeveria, Kuvendi, Lidhja e luftëtarëve dhe Komunat e Prilepit dhe Kumanovës.

Me rastin e festës shtetërore 11 Tetorit – Ditës së Kryengritjes Popullore, delegacione të Qeverisë dhe Kuvendit do të vendosin lule në Shkup, Prilep dhe Kumanovë.

Kryeministri Zoran Zaev sot do ta kryesojë delegacionin qeveritar i cili do të shprehë nderime dhe do të vendosë lule në Përmendoren në Kumanovë. Lule do të vendosin edhe deputetët Lidia Tasevska, Mirosllav Jovanoviq dhe Ivan Stoillkoviq.

Delegacioni i Qeverisë i kryesuar nga zëvendëskryeministri i angazhuar për Çështje Ekonomike dhe koordinim me resorët ekonomikë, Koço Angjushev dhe delegacioni i Kuvendit, i përbërë nga deputetët Keti Smilevska dhe Dimitar Stevananxhia sot në Prilep do të shprehin nderime dhe do të vendosin lule në Përmednoren e Metodija Andonov – Çentos, në Përmendoren e Kuzman Josifoskit – Pitu.

Siç njoftuan nga qeveria, delegacioni i kryesuar nga zv.kryeministrja dhe ministre e Mbrojtjes, Radmilla Shekerinska do të shrpehë nderime dhe do të vendosë lule në Përmendoren e çlirimtarëve në Shkup në oborrin e Qevrisë së Maqedonisë. Në kuadër të shënimit ceremonial do të flasin përfaqësues të luftëtarëve të LNÇ-së dhe ministrja Sheqerinska, ndërkaq lule do të vendosin edhe deputetet Snezhana Kaleska-Vançeva dhe Nevenka Stamenkovska.

Kryeministri Zoran Zaev, mbrëmë në suaza të festimit të përbashkët të festës shtetërore në qytetet Prilep dhe Kumanovë foli në manifestimin që u mbajt në Prilep.

Krahas kryeministrit Zaev, fjalime patën edhe kryetari i Komunës së Prilepit, Ilija Jovanovski dhe kryetari i Komunës së Kumanovës, Maksim Dimitrievski.

Tradicionalisht me rastin e festës, në Kuvendin e Maqedonisë sot do të ndahet çmimi shtetëror “11 Tetori”.

In : Aktuale

Loading...
loading...