Pse shoferët nuk i mundon vetura

Truri i shoferit e parashikon lëvizjen, duke e përgatitur kështu organizmin për shmangiet e trajektores dhe përshpejtimet, ndërkohë që pasagjeri reagon ndaj stimujve të jashtëm vetëm pasi kanë ndodhur, pa mundësinë për t’i parashikuar.
Fenomeni është demonstruar me një eksperiment të kryer në çifte vullnetarësh, të cilët mbanin helmeta që lëviznin në unison, por të kontrolluara nga vetëm një prej dy pjesëmarrësve, shkruan bota.al.

Marramendja ishte e zakonshme në mesin e atyre që kishin aftësinë për të kontrolluar lëvizjet e kokës, ndërsa më e rrallë tek të tjerët.

Një rol themelor, megjithatë, e luan edhe mospërputhja e informacionit shqisor: sytë në fakt na thonë se jemi të ndaluar (për këtë arsye ata që shohin jashtë rrallëherë kanë marramendje), por veshi i brendshëm ndjen lëvizjen.

Loading...
loading...