Pse thinjemi në moshë të re?

Çfarë e shkakton thinjen e okëve? Përse disa njerëz thinjen në moshë të re? A ka ndonjë fakt që vërteton se humbja e peshës në ritme të shpejta, ose ritme të ngadalta, apo stërvitja intensive përshpejton thinjen e okëve? Kemi vënë re që ndonjëherë femrat, pas një diete drastike kanë një tjetër ngjyrë okësh, ndërkohë që edhe sportistët, sidomos atletët kanë të njëjtin efekt në okët e tyre.
Flokët thinjen kur qelizat e quajtura melanocide në folikulat e okëve, dëmtohen nga sëmundje të ndryshme, ekspozimet ndaj mjedisit rrethues ose thjeshtë nga mosha. Të gjithë mund të kenë ndonjë qime gri në okë, por kulmi zakonisht shënohet në vitet ’40 ose ’50, me shkallën e ndryshimeve të ndryshme gjenetike, gjinia ose dhe faktorë si përkatësia etnike. Njerëzit me ngjyrë kanë tendencën të thinjen më vonë se kaukazianët, ndërkohë që aziatikët renditen diku në mes.
Gratë përgjithësisht thinjen më vonë se meshkujt. Mosha kur një njeri thinjet, përcaktohet kryesisht nga elementë gjenetikë, kështu që nëse njëri apo të dy prindërit tuaj janë thinjur në moshë të re, atëherë ka gjasa që edhe ju të thinjeni në moshë të re. Pirja e duhanit gjithashtu mund të përshpejtojë ndryshimin e ngjyrës së okëve dhe të thinjurit në një moshë të re, mund të jetë shenjë edhe e sëmundjeve të tilla si tiroidet ose sëmundje të zemrës.
“Nëse keni sëmundje zemre dhe thinja në okë, atëherë kjo është një shenjë e një sëmundje më të rëndë” – thotë doktori amerikan Kirkland. Disa njerëz të mbajtur në kampet e përqendrimit gjatë Luftës së Dytë Botërore, të cilët ishin vazhdimisht të privuar nga ushqimi, gjithashtu u thinjën në moshë shumë të re, tha Dr Vilma Bergfeld, një dermatologe e specializuar në çrregullimet e okëve.
“Gjithçka përcaktohet nga qeliza që prodhon pigmente”, tha ajo. Dr Bergfeld tha se ajo nuk ka ndonjë informacion për ndonjë person që të jetë thinjur për shkak të humbjes së peshës apo stërvitjes intensive. Shumica e aktiviteteve që dëmtojnë okët, si humbja e shpejtë e peshës apo nga trajtimi me kimioterapi, shkaktojnë humbje të okëve më shumë sesa ndryshim të ngjyrës së tyre, tha ajo.StrugaLajmStrugaLajm

StrugaLajm

Loading...
loading...