PTH:Gjoba për 4 pronar kafiterish në Strugë

Prokuroria Themelore e Strugës ka ngritur procedurë kundër katër objekteve hotilerike të cilët i kanë shërbyer mysafirët në kundërshtim me masat shëndetësore dhe protokollet, gjegjësisht kanë lejuar nëpër tavolina të ulen më shumë persona që nuk janë familje dhe në pjesën e brendshme kanë punuar pas orës 22:00.

Prokuroria kërkoi shqiptim të dënimit prej 3.000 euro për katër persona fizik, menaxhues dhe nga 5.000 euro për katër persona juridik – objekte hotilerike.StrugaLajm

Me propozimet e dorëzuara për lëshim të urdhërpagesave penale, prokuroria nga Gjykata për kryerësit e veprës ka kërkuar t’u shqiptohet dënim me para dhe atë, për personat e akuzuar fizik – menaxhues në lartësi prej 100 gjobave ditore, secila prej tyre në vlerë prej 30 euro në kundërvlerë denari, ndërsa për secilin prej personave juridik – objektet hotilerike dënim me para në lartësi prej 5.000 euro në kundërvlerë denari.StrugaLajm

Të gjithë akuzohen për vepër penale “mosveprim sipas rregullave shëndetësore gjatë epidemisë” nga neni 206 i Kodit Penal.

In : Aktuale

Loading...
loading...