Qafë Thanë, kapet me fara kanabisi 21-vjeçarja

Policia kufitare e Qafë Thanës ka goditur pasditen e së mërkurës një tjetër rast të trafikut të lëndëve narkotike.

Sipas një njoftimi për shtyp, një shtetase franceze e cila po dilte nga territori i Shqipërisë është arrestuar pasi është gjetur në posedim të 117 farave të dyshuara si fara kanabisi.StrugaLajmStrugaLajm

Sipas njoftimit, farat e lëndës narkotike janë gjetur në çantën e 21-vjeçares Marion Alain Anastasia Coudair, banuese në qytetin Ekuli të Francës.StrugaLajm

Çështja po trajtohet nga sektori i narkotikëve në Drejtorinë e Policisë së Korçës, ndërkohë që materialet hetimore i kanë kaluar prokurorisë së këtij rrethi, nën akuzën e “trafikimit të narkotikëve të mbetur në tentativë”.

In : Aktuale, Struge

Loading...
loading...