QENDRA PËR PROVIMIN E KANDIDATËVE PËR SHOFER

Ministria e Punëve të Mbrendshme ka shpallur konkurs për licencimin e një subjekti i cili do të organizoj provimet për shofer për 5 vjetët e ardhshme ne rajonin e OHRIT,i cili përfshin qytetet:Ohër,Kërçovë,Dibër dhe Strugë.
Ligji i komunikacionit,është pregaditur me ,,mjeshtri,, shumë të madhe dhe fatkeqësishtë me këtë ligj asnjë subjekt shqiptar nuk i plotëson kushtet për të marrë pjesë në këtë konkurs,kështu që edhe 5 vitet e ardhshme në këtë rajon,kandidatët për shofer do të ballafaqohen me probleme të përdorimit të gjuhës,opstrukcioneve nga ana e komisjonerëve,procese birokratike nga aspekti i kompletimit të dokumentave etj etj.
Duke marrë parasysh situatën e krijuar,apeloj tek të gjitha subjektet kompetente,sidomos tek partia shqiptare ne pushtet,në veçanti zv.Ministri i Punëve të Mbrendshme z.Agim Nuhiu,në mënyrë urgjente të ndërmar masa të lejuara me ligj,që në këtë proces të inkuadrohen edhe kuadro shqiptar si faktor kryesor për mbarvajtjen e këtyre proceseve demokratike.Nëse lejohet që për 5 vitet e ardhshme shqiptarët të anashkalohen nga ky proces,atëherë pasojat do të jenë të pariparueshme.
Me respekt:
Përparim Istrefi
StrugëStrugaLajm

StrugaLajm
In : Aktuale, Struge

Loading...
loading...