Qentë endacakë dhe lojrat e fatit i prishin imazhin Strugës-Asan Asani

 

Në qytetin turistik të Strugës prej shumë kohësh vet komuniteti ka kërkuar likuidimin dhe largimin,vaksinimin apo edhe strehimin në ndonjë objekt adekuat për këto kafshë.Këtë iniciativë e kanë ngritur qytetarët ndër vite, ndërsa përgjegjësinë e kanë marrë kandidatët për kryetarë komunash dhe kryetarë partishë politike,nëpër fushat parazgjedhore dhe duke dhënë premtime boshe që nuk u realizuan kurrë.Imazhi i qytetit turistik, nga qentë që po enden nëpër lagje dhe në mes të qytetit,po bie në nivelin më të ulët që ekziston.Në perspektivë nëse organet komunale nuk ndërmarrin ndonjë zgjidhje ka gjasa që qyteti me banorët të përjetojnë ndonjë epidemi të pashërueshme.Qentë endacakë janë të pavaksinuar,fëmijët janë në rrezik dhe rrugën deri në shkollë e bëjnë me përcjellje nga prindët.Kjo fatkeqësi po ndodh vetëm nëpër qytete shqiptare dhe numri i tyre dhe i lypësve po shtohet çdo ditë.Premtimet e kryetarëve komunalë i ka mbuluar pluhuri i harresës.Këta qytetarë duhet të zgjohen nga gjumi i rëndë që i ka kapluar dhe të protestojnë para organeve kompetente gjersa nuk është bërë vonë.

Por fatkeqësia edhe më katastrofale për këtë popull janë edhe lojrat e fatit si kazinotë,bastoret sportive,lojrat onlajn me kafshë,që unë prej kohësh i kam pagëzuar lojra të fatkeqësive të popullit të varfër.Në qytetin tonë vitet e fundit këto lojra kanë ardhë si këpurdhat pas shiut.Në çdo lagje,rrugicë dhe në qendër janë me dhjetra legale nga shteti,por nuk dihet sa janë ilegale.Janë lojra elektronike ku humben miliona euro nga konsumatorët e varfër,ndërsa fituesit nuk dihet se cilët janë.Ky biznes i fëlliqur,që ka kohë që po endet si kuçedër nëpër qytetin tonë,duket se po i vjen fundi dhe kam bindjen se do ta marrë një grusht të rëndë dhe të shporret nga trevat shqiptare përgithmonë.Ky lloj bixhozi i ka sjellë shqiptarëve humbje finansiare,humbje shëndeti,probleme familjare,vrasje para dyerve të kazinove e shumë fatkeqësi të tjera.StrugaLajm

Organet kompetente let i hedhin sytë nga Titana dhe Korça,nga iniciativa e Zotit Rama që ka marrë një vendim, me të cilin do shpëtojë popullin nga kjo mënxyrë.
Shkoni pas vedimit të tij dhe nuk do jeni të zhgënjyer.

Shkroi: Asan AsaniStrugaLajm

 

 


Loading...
loading...