Qentë endacakë një problem edhe për Strugën


      

Dita ditës rritet rreziku nga qentë endacakë që janë në numër të madh, por ende nuk shihet asnjë intervenim nga organet kompetente për zgjidhjen e kësaj cështje.

Qentë endacakë tashmë janë bërë një problem I madh për qytetarët e Strugës dhe fshatrat përreth dhe jo vetëm. Në mungesë të hapësirave adekuate për ta, qentë bredhin rrugëve gjatë gjithë kohës.StrugaLajmStrugaLajm

“ Kjo është një çështje që duhet marrë masa urgjente. Vetëm në fshatin Dollogozhdë mund të hasësh mbi 15 qen në rrugë. Ky është një problem që nuk duhet anashkaluar, sepse mund të sjellë në dëme shumë të mëdha. Fëmijët ecin të trembur kur kthehen nga shkolla. Cdo ditë dëgjojmë problemin e njëjtë edhe në qytetet tjera. Tash vjen dimër, qentë e kanë të pamundur të gjejnë ushqime, kështu ato bëhen më të uritur dhe të egër. Duhet të gjindet një zgjidhje sa më shpejtë për trajtimin e këtyre qenve, kështu nuk do të jenë më rrezik dhe frikë për njërëzit.” – tha M.Zh nga fshati Dollogozhdë.

“ Ky nuk është problem i sotshëm, ky problem ka filluar kohë më parë, por ende nuk shohim zgjidhje. Qentë në rrugë janë gjithnjë e më të rrezikshëm dhe kjo ndodh nga pakujdesia e njerëzve të cilët I marrin qentë, I ushqejnë dy tre ditë dhe kur mërziten prej tyre, duke menduar se e posedojnë të drejtën mbi ta, I keqtrajtonë dhe I hedhin në rrugë. Në këtë mënyrë qentë egërsohen dhe përbëjnë një rrezik të madh, sidomos për fëmijët. Shteti dhe komunat duhet ta zgjidhin këtë problem sa nuk është vonë dhe mos presin që vetëm organizatat joqeveritare për mbrojtjen e kafshëve të reagojnë, të cilat në qytetin tonë fatkeqësisht mungojnë.” – tha B.I nga StrugaStrugaLajm

Duket se ky problem ka arritur të jetë ndër temat kryesore tek cdo bisedë ndërmjet qytetarëve, të cilët janë dukë pritur një zgjidhje, alternative e vetme e së cilës është trajtimi, vaksinimi dhe sterilizimi I tyre ose hapja e qendrave për strehim.

“ Kur kërkojmë zgjidhje të problemit, nuk kërkojmë që qentë të keqtrajtohen dhe të vriten, sepse ky do ishte një gabim shumë I madh. Përkundrazi, duhet marrë masa në mënyrë humane, qentë të strehoen dhe të kenë kujdesin e mjaftueshëm, kështu nuk do të përbëjnë më rrezik për njerëzit, të cilët kanë një përqindje të fajit për këtë që është duke ndodhur. Shpresoj që së shpejti të ketë ndonjë ndërhyrje në lidhje me këtë problem që nesër mund të shkaktojë dëme të mëdha tek njerëzit, shpresoj mos ketë reagim të vonshëm.” – tha një qytetar nga Struga.

Situata shqetësuese bëhet edhe më e rrezikshme gjatë orëve të mbrëmjes, ku numri I qenve bëhet më I madh dhe rrit frikën tek qytetarët që lëvizin në ato orë. Përveç frikës se mund të sulmohen, qytetarët gjithashtu e shohin shumë shqetësues rrezikun e sëmundjeve që qentë mund të transmetojnë.(Strugalajm.com)

In : Aktuale, Struge

Loading...
loading...