Qetësi në orët e para të votimeve në Strugë

Në të gjitha 1517 vendvotimet në 35 komuna të vendit janë hapur kutitë e votimit dhe se sipas informacioneve të para të Komisionit Shtetëror Zgjedhor (KSHZ), gjithçka po vijon në mënyrë të rregullt pa probleme. Vendvotimet janë hapur në kohë dhe se në orët e para të mëngjesit ka pasur fluks të vogël të votuesve.

833.710 qytetarë do të mund ta shfrytëzojnë të drejtën e votës.

Gjatë ditës së djeshme të drejtën e votës e shfrytëzuan 939 persona në 13 institucione ndëshkuese-përmirësuese,1.435 të sëmurë, persona të pafuqishëm dhe persona në paraburgim shtëpiak, si dhe tetë votues të cilët rezultojnë si të shpërngulur në brendësi.

Gara kryesore është mes partive shqiptare në njërën anë BDI e përkrahur nga LSDM dhe në anën tjetër koalicioni midis Aleancës për Shqiptarët dhe Lëvizjes BESA.

Raundi i parë i zgjedhjeve u mbajt më 15 tetor kur u zgjodhën kryetari i Qytetit të Shkupit, kryetarët në 45 komuna dhe këshillat në Qytetin e Shkupit dhe në gjithsej 80 komunat e vendit.

Atëherë, nga gjithsej 1.814.614 votues, të drejtë e votimit e shfrytëzuan 1.079.876 qytetarë për të zgjedhur 260 kandidatë për kryetarë komunash si dhe për 6.627 kandidatët për këshilltarë komunalë nga gjithsej 372 lista të ndryshme.

Këto janë zgjedhjet e gjashta lokale në Maqedoni. Të parat u mbajtën në vitin 1990, pastaj në vitin 1996, në vitin 2000, në vitin 2005, në vitin 2009 dhe të fundit në vitin 2013.(INA)

Comments

In : Aktuale

Loading...
loading...