Qeveria e tha: Me Ligjin për gjuhët nuk aplikohet dygjuhësia e plotë

Qeveria e Maqedonisë ka sqaruar opinionin se me Ligjin për gjuhët nuk aplikohet në tërësi dygjuhësia. Sipas sqarimit të Qeverisë, ky ligj përparon të drejtat e të gjitha bashkësive joshumicë dhe nuk parasheh punësime të reja.
“Gjuha maqedonase dhe alfabeti i saj cirilik mbetet gjuha e vetme zyrtare dhe në tërë territorin e Republikës së Maqedonisë dhe marrëdhëniet e saj me jashtë”, njoftoi Qeverisë, duke komentuar sic thuhet lajmet e rrejshme që përhapen rreth zbatimit të Ligjit për përdorimin e gjuhëve. Më tej nënvizohet se pohimet e rrejshme dhe të pabaza për ngarkesë të buxhetit dhe punësime të reja janë vetëm obstruksione të opozitës.
Lidhur me punësimet në Agjencinë për zbatimin e ligjit dhe Inspektoratin për përdorimin e gjuhëve, nuk do të ketë dhe se do të angazhohen resurset dhe kuadrot tashmë të punësuara nëpër ministri, agjenci dhe sekretariate. Qeveria thotë se puna në këtë agjenci do të përfshij të gjitha gjuhët, për ti dal në ndihmë qytetarit shqiptar, rom, boshnjak, serb, turq apo ndonjë etnitet tjetër. Qeveria po ashtu nënvizon se me këtë ligj nuk është sjellë në pikëpyetje karakteri unitary i Maqedonisë dhe se ligji nuk rrezikon gjuhën maqedonase dhe alfabetin e saj.

“Ligji për gjuhët nuk aplikon dygjuhësinë e plotë dhe as në tërë territorin e vendit, as edhe në të gjitha fushat e rendit kushtetutes. Në marrëdhëniet ndërkombëtare, mbrojtje, policinë qendrore dhe politikat monetare, gjuha maqedonase është gjuha e vetme zyrtare ashtu sic është e vërtetuar me Ligjin për përdorimin e gjuhës maqedonase të vitit 1998”, thekson Qeveria, duke shtuar se i njejti ligj është dërguar për shqyrtim edhe në Komisionin e Venecias, dhe nëse do të ketë vërejtje do të plotësohen ato.
Me këtë ligj i jepet fund nacionalizmit në Maqedoni, theksohet në komunikatën e Qeverisë. 

In : Aktuale

Loading...
loading...