Qeveria propozon 10% rritjen e pagave në arsim/Sindikata po mendohet


Pas takimit të përfaqësuesve të Sindikatës së arsimit me ministrin e arsimit Arbër Ademi dhe kryeministrin Zoran Zaev u vendos që rroga e mësimdhënësve dhe bashkëpunëtorëve profesionist të rritet edhe për 10 për qind. Këtë e pohoi ministri I arsimit Arbër Ademi pas takimit.Jakim Nedellkov – kryetar I Sindikatës tha se është I kënaqur nga takimi I sotëm, por se rritja mundet të jetë edhe më shumë.
Në bazë të propozimit të ofruar, Këshilli I sindikatës së arsimit duhet të debatojë dhe të vendos brenda disa ditësh se a është I kënaqur – tha Nedellkov.
Lidhur me atë se a do të ketë grevë të përgjithshme ai tha se megjithatë duhet pritur takimin e Këshillit dhe mandej të jepen informacione konkrete.

In : Aktuale

Loading...
loading...