Qoku:Në Strugë të infektuarit me koronavirus i marrim vesh vetëm kur të sëmurit i keqësohet gjendja apo kur pacienti ka vdekur

Një qeveri që si masë të vetme ka orën policore

BEKIM QOKU

Në Strugë u tha se sot s’ka asnjë rast të ri me Covid 19. Por nuk u tha se sa teste janë bërë. Nga praktika e deritanishme, rastet e identifikuar me Covid 19 në Strugë, i marrim vesh vetëm atëherë kur të infektuarit i keqësohet gjendja nga virusi dhe pastaj pas dy ditëve marrim vesh që pacienti ka vdekur. Pra rastet e infektuar, ne i marrim vesh, vetëm atëherë kur pacienti i përkeqësohet gjendja, dhe testi, ndodh kur ata mbërrin në spital, apo siç ka ndodhur shpesh, post mortum.StrugaLajmStrugaLajm

Sidoqoftë, masa e vetme që ka marrë qeveria e MKV në luftimin e epidemisë së Korona-virusit është kufizimi i lëvizjes përmes orës policore. Tjetër gjë nuk po duket sheshit. Nuk zhvillohen teste masive, edhe nëse po, vetëm rrethit të ngushtë të pacientit të prekur apo të vdekur nga virusi, nuk kemi dëgjuar spitalet e Strugës të pajisen me respiratorë (Struga nuk ka asnjë respirator), farmacitë ende nuk kanë ilaçe antiviralë, maska nuk gjenden, etj. etj. StrugaLajm

Sot mbas një kohe të gjatë dola me biçikletë për një gjiro, me kokoren në kokë, me maskë e me shami në gojë. Por u habita shumë sesa njerëz gjeta nëpër rrugë. Pash grupe adoleshentësh që rrinin në rrugë, në grupe nga 5-6 vetash, që loznin flisnin e qeshnin, përqafoheshin dhe e caknin pa vënë ujin në zjarr. Më tutje më doli përpara një grup prej 4 burrash të moshës mbi 60 vjeç. Njëri nga ta thoshte për tjetrin “ky ka frik, ky ka frik shumë”. Ai tjetri, me cigaren në gojë, duke u zgërdhesh, ia kthen “posi, posi, ke frik vetë ti”. E të lumtur, vazhdonin shëtitjen e tyre, që me siguri e kishin të përditshme.
Më tutje, një makinë më vinte karshi, po ngadalë. Pastaj pash që ajo parkonte. Nga makina dolën jo më pak se 7 djem të ri të moshës 17-18 vjeç, që bënin shaka duke i thënë njëri-tjetrit Korona, Korona. Gjatë gjithë rrugës vihen re grupe njerëzish nga, tre, katër që ecin apo vrapojnë. Asnjëri me maskë mbrojtëse.
Nuk luftohet ky virus në këtë mënyrë.
Në shumë shtete nuk lejohet dalja në vende publike më shumë se dy veta. Disa qytete në Gjermani (në qytetin Jena), Austri e gjetkë, daljen në vende publike e kanë kushtëzuar me mbajtje të detyrueshme të maskave mbrojtëse.

Meqë unë nuk prirem të qortoj nivelin e ndërgjegjësimin e qytetarëve, them që qeveria e MKV ndër të tjera mund të ndërmerrte një fushatë vetëdijesimi për këta njerëz. Devijantë e të padëgjueshëm ka kudo. Të dilte në rrugë, me njerëz me mantele të bardhë, me fletushka, dhe t’i këshillonte për rrezikun që ata paraqesin. Si për veten e tyre, ashtu edhe për të tjerët. Ka njerëz që e kanë marrë si shaka pandeminë. Janë të shumtë zërat që thonë, që e tërë kjo është një konspiracion. Se asgjë nga kjo nuk është e vërtetë. Duhet pra dikush të përpiqet, vazhdimisht, ta hedhë poshtë këtë hamendësim dhe të vërtetojnë faktet.


Loading...
loading...