Qoku:Pse duhet të fitojë koalicioni ASH-AA dhe pse BDI duhet të shkojë në opozitë

Bekim Qoku

Koalicioni:Lidhje e përkohshme ndërmjet shtetesh, partish etj., që bëhet për të mbrojtur interesa të njëjta ose për t’ia arritur një qëllimi të përbashkët.

Interesi dhe qëllimi i përbashkët është ta shkulim BDI-në nga strukturat e shtetit, përmes së cilave kjo parti politike u ka shkaktuar gjithë atë dëm qytetarëve në përgjithësi dhe gjithë ato vuajtje shqiptarëve në veçanti. BDI duhet doemos të shkojë në opozitë.
Subjekti politik që i ka këto kapacitete në zgjedhjet e përgjithshme të këtij 12 prilli për të arritur këtë qëllim, pra që do të mund ta çonte BDI-në në opozitë, për ta ç’kapur shtetin nga strukturat kriminele që janë instaluar këto 19 vite, për t’i dhënë demokracisë frymë të re, për t’u çliruar energji të reja, është vetëm dhe vetëm koalicioni Aleanca për Shqiptarët & Alternativa.
Ky koalicion i shpresës duhet tani që të ftojë të gjitha forcat progresiste, të gjitha subjektet që ndajnë këtë interes dhe këtë qëllim, t’i bashkohen këtij subjekti politik.
Mund të ketë kundërshtime, dilema, paqartësi, hatërmbetje, pakënaqësi të formave dhe natyrave të ndryshme – shpesh me të drejtë – por ato kësaj here do të duhej të shtrëngonin dhëmbët e t’i dilnin krahë jo koalicionit në vetvete por betejës për fitore ndaj BDI-së. Nuk është koha dhe nuk ka kohë për mjete dhe synime të përkryera. Nuk ka as zgjidhje të tipit Deus ex machina. Jemi vetë ne ata që duhet të zgjidhim problemet tona me këto forca që i kemi aktualisht në dispozicion.
Po, mundet më mirë, por jo për këto zgjedhje që i kemi te dera.
Me fitoren e Lëvizjes Vetëvendosje! e pamë që ne shqiptarët, Po, mundeshkemi. Ne do mundim e do ta mundim të keqen edhe në këtu në Maqedoninë e Veriut.
Acari po merr fund. Pranvera ka filluar. Tani e presim këtu, në Maqedoninë e Veriut. Jo me 21 mars, por më 12 prill. Ajo do vijë për të gjithë.

Loading...
loading...











Loading…


loading…