Qeveria e re gati javën e ardhshme

LSDM dhe BDI kanë përfunduar negociatat për rikonstruimin e Qeverisë. Deri të premten priten edhe emrat zyrtarë të ministrave të rinj, ndërsa jo zyrtarisht Qeveria e re pritet të votohet në seancën e 24 ose 25 qershorit, varësisht agjendës së Kuvendit.

Ndërrimi i drejtorëve do të bëhet pas konsultave me ministrat e rinj dhe të njëjtit do të ndërrohen në disa faza.
Nga BDI nuk komentojnë paralajmërimet e Zaev për shumicë të re, por thonë se kapitulli i ndryshimeve mbyllet në fund të muajit.

Lëvizja Besa nga ana tjetër, të pyetur nëse janë në negociata me Zaevin për tu bërë pjesë e Qeverisë, deri tani sipas tyre nuk është biseduar në ketë drejtim por siç shtojnë, presin reflektimin e kryeministrit dhe ofertën e mundshme. Negociata nuk janë duke u zhvilluar as me Aleancën për Shqiptarët.

In : Aktuale

Loading...
loading...