Qytetarët e Maqedonisë më shumë para harxhojmë për alkool, prostitucion dhe drogë se sa për ilaçe dhe libra

S

Qytetarët e Maqedonisë së Veriut më shumë harxhojnë në alkool, prostitucion dhe drogë se sa në ilaçe dhe libra, tregojnë të dhënat e Entit Shtetëror të Statistikave, njoftonMeta, transmeton Portalb.mk.

Në periudhën prej vitit 2014 deri në vitin 2016, harxhimet për prostitucion nga amvisëritë janë rritur nga 53 milionë në 69 milionë euro, për drogë nga 32 në 39 milionë euro, ndërkaq për alkool nga 126 në 142 milionë euro.

Harxhimet për ilaçe dhe aparate ndihmëse (proteza, karroca invalidore) në vitin 2014-të kanë arritur në 36 milionë euro, ndërkaq dy vite më vonë kanë qenë 41 milionë euro.

Harxhimet për libra, revista dhe gazeta në këtë periudhë trevjeçare kanë ngelur të çimentuara në 11 milionë euro.

Të dhënat e këtilla tregojnë se prostitucioni dhe shitja e drogës gjenerojnë profite nga miliona euro për strukturat e caktuara kriminale, ndërkaq shteti për atë nuk sheh asnjë denarë pasi që bëhet fjalë për biznes ilegal, i cili nuk ka tatime.

Atë e konfirmojnë edhe buletinet ditore të MPB-së në të cilat thuajse çdo ditë ka informata për arrestimin e konsumuesve ose shpërndarësve të drogave, por edhe pronarëve të shtëpive publike të cilat janë të maskuara nën objektet për hotelieri.

In : Aktuale

Loading...
loading...