QYTETI I SHKUPIT DO TË MBAJË SEANCË NË AMBIENT TË HAPUR

Për shkak të pandemisë së koronavirusit dhe në përputhje me rekomandimet e Qeverisë, seanca e sotme e Këshillit të Qytetit të Shkupit, ku pritet të miratohen një seri masash urgjente në interes të qytetarëve, do të mbahet jashtë godinës së sallës së madhe të Këshillit.

Siç informohet nga Qyteti i Shkupit, zona është dezinfektuar dhe të gjithë të pranishmit do të pajisen me maska mbrojtëse dhe doreza.StrugaLajm

Pozicionet e ulëseve janë vendosur sipas distancës së rekomanduar.StrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...