Rajmonda Mahmudi kërkon llogari :Pse Ramiz Merko nuk e respekton vendimin e Këshillit për anulimin e vendimit për rrugën njëkahëshe

Rajmonda Mahmudi, këshilltarja e ASH-së, sot në seancën këtij organi ngriti problematikën pse nuk zbatohet vendimi i Këshillit të Strugës për pezullimin e vendimit të kryetarit Ramiz Merko për rrugën njëkahëshe.Mahmudi potencoi se gjatë kësaj kohe në komunë ka qëndruar Inspektorati republikan për këtë problematik por administrata këshilltarët nuk janë informuar.Ndërkohë,Zoran Gulicoski nga administrata komunale potencoi se kryetari i Komunës në bazë të ligjit ka kompetencë që të marr vendim për regjimin e trafikut .Ai sqaroi se kjo çështje me gjasë në seancën e radhës do jetë sërish para këshilltarëve.(Strugalajm.com)

In : Aktuale

Loading...
loading...