Ramiz Merko mirëpritet si asnjëherë më parë në Veleshtë

Takim i Kandidatit për Kryetar të Komunës së Strugës z.Ramiz Merko dhe Bartësit të listës për Këshillin Komunal z.Resul Kaba me banorët fshatit Veleshtë . Kandidati për Kryetar të Komunës së Strugës z.Ramiz Merko dhe Bartësi i listës për Këshillin Komunal z.Resul Kaba u takuan me banorët e fshatit Veleshtë, takim ky që u karakterizua me një numēr të madh të të pranishmëve. Në bashkëbisedimin në fjalë Kandidati i BDI-së z.Ramiz Merko, potencoj edhe njëherë arritjet dhe projektet e realizuara gjatë dy mandateve që ai ka bërë për Veleshtën, edhe atë: Rregullimin e sheshit të fshatit, Ndriçimin publik në të gjithë Veleshtën, Rregullimin e vendit tek Varrezat e fshatit, Projekti per kanalizimin ose ujërat e zeza, Realizimi i Rrugës Veleshtë- Oktis, Realizimi I rruges Velesht-Dobovjanë, realizimi I rrugës Veleshtë – Belicë, Punësimi i mbi 60 personave nga Veleshta dhe zgjerimi fshatit deri në Vevçan me sallë sportive dhe zgjerimi I fshatit dhe zhvillimi objekteve afariste deri ne Vranishtë. Gjithashtu u përmendën dhe shumë projekte tjera të realizuara. Gjithashtu u diskutua dhe u përcaktuan qartë dhe taksativisht nga ana e z.Merko dhe z.Kaba kërkesat dhe sygjerimet e banorëve të Veleshtës. Komuna e Strugës do të jetë në dispozicion të Veleshtës dhe të gjithë kërkesave që kanë Veleshtarët dhe Veleshta, u shpreh z.Merko dhe z.Kaba.

Shtabi i BDI

 

 

 

Loading...
loading...











Loading…


loading…