Ramiz Merko takoi kompaninë e mirënjohur portugeze

Ministri Ramiz Merko sot në ambientet e Ministrisë, zhvilloi një takim pune me një ndër biznesmenët më të suksesshem të Portugalisë, drejtorin e kompanisë METALSINES Francisco Tavares Machado, i shoqëruar nga bashkëpunëtori i tij Fatmir Prodani,menaxher gjeneral i kompanisë “METALSINES” në Maqedoni.

“METALSINES” është një kompani portugeze me mbi 30 vjet përvojë në prodhimin dhe eksportin e vagonave.StrugaLajmStrugaLajm

Kompania “METALSINES” aktualisht, operon edhe në Kinë me mbi 1000 vagona ,me nje cmim deri në 30% më lirë se prodhimi kinez dhe me një kualitet shumë të lartë.StrugaLajm

“Gjatë takimit biseduam rreth klimës pozitive për investime dhe kushteve që ofron legjislasioni i Republikës së Maqedonisë në drejtim të investimeve për kompanitë e huaja në vendin tonë, e në veçanti në zonat e lira zhvillimore ekonomike.
Gjithashtu, mora mbështetjen nga zotëri Tavares për bashkëpunim në aspektin strategjik që të hartojnë investime avancuese dhe reformuese në fushën e industrise.
Maqedonia, aktualisht ka blerë 60 vagona, ndërsa z.Tavares me qëllim intensifikimin e procesit për realizimin e projekteve në Republiken e Maqedonise theksoi se investimi fillestar do të jetë 12 milion euro, ku në fazën e parë e deri në fazën përfundimtare do të punësojnë deri në 1000 punetorë.
Ata synojnë që në Maqedoni të bëhet montimi dhe kompletimi i vagonave me elemente të gatshme nga Portugalia, me mundësi që disa elemente të merren nga prodhuesit në Maqedoni”, shprehet ministri Ramiz Merko pas takimit me biznesmenin Francisco Tavares Machado.

In : Aktuale

Loading...
loading...