Ramiz Merko uron kryetarin e Pogradecit për postin e ri!

Kryetari I Komunës së Strugës, Ramis Merko sot vizitoi Bashkësinë e Pogradecit ku dhe takoi kryetarin e ri të kësaj Bashkësie, z.Ilir Xhakollin. Gjatë takimit Kryetari Merko uroi Xhakollin për postin e tij dhe uroi që bashkëpunimi midis dy qyteteve të vazhdojë edhe në mandatin e kryetarit Xhakolli.StrugaLajm

Gjatë bisedës për thellimin e bashkëpunimit midis dy komunave, u bisedua rreth disa projekteve të përbashkëta siç janë projektet IPA, projektet italiane për përmisimin e infrastrukturës si dhe rreth organizimit dhe shënimin e Ditës së Liqenit të Ohrit,tashmë traditë ndër vite për këto dy qytete.StrugaLajm

Zyra për marrëdhënie me publikun,
Komuna e Strugës

In : Aktuale

Loading...
loading...