Ramush Haradinaj: Askush s’merr më toka nga shqiptarët

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se Kosova nuk ka tokë për të falur dhe se për këta kufij është bërë luftë.

StrugaLajmStrugaLajm

“Ne në Kosovë, jemi në të drejtën tonë, por jemi në kohën kur duhet të kujdesemi për tokën tonë, për vendin tonë. Dihet ndër shekuj se shqiptarët kanë dhënë nga toka që ua ka lënë Zoti. Nuk ka më praktika me marrë prej shqiptarëve. Brezi i UÇK-së e ka ndryshuar këtë. U bëjmë thirrje të gjithëve të na ndihmojnë të arrijmë paqen në Ballkan…. Gjatë garës që kemi brenda nesh, mos të harrojmë që kemi garë edhe nga jashtë. Jemi në garë me fqinjë grabitqarë”, ka thënë Haradinaj, raporton KTV.StrugaLajm

Po ashtu, në lidhje me deklaratat e kryeparlamentarit, Kadri Veseli, se nuk do të qëndrojë në koalicion me asnjë parti që rrezikon marrëdhëniet me SHBA-të, Haradinaj tha se koalicionit do t’i vijë fundi një ditë dhe kjo do të ndodh pas dy vitesh kur edhe përfundon mandati i Qeverisë së tij. Këto deklarata, kryeministri Haradinaj i bëri në 20 vjetorin e rënies së dëshmorëve në fshatin Korishë të Prizrenit.

In : Aktuale, Rajoni

Loading...
loading...