Ramush Haradinaj zgjidhet kryeministër i Kosovës

Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë votuar me 62 vota për, asnjë kundër, asnjë abstenim për Qeverinë e re me kryeministër Ramush Haradinaj.

Votimi i Qeverisë u bë pas një seance maratonike e cila ka filluar sot në ora 16:00 dhe e cila u ndërpre brenda pak kohësh pas kërkesës së VV-së për mocion për ta votuar menjëherë Qeverinë Haradinaj, shkruan arbresh.info.

Para votimi, Haradinaj ka prezantuar gjithë kabinetin e tij para deputetëve.

VV dhe LDK lëshojnë seancën

21557091_950172225123354_1942410246_o
Deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje, Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe Alternativës kanë lëshuar sallën e seancës ku po votohet qeveria Haradinaj, raporton arbresh.info.

Ata kanë lëshuar sallën kur kryetari i Kuvendit Kadri Veseli ka kërkuar që Ramush Haradinaj ta propozojë kabinetin qeverisës.

In : Aktuale

Loading...
loading...