Ramushi Haradinaj kryeministër,e mori mbështetjen nga Behgjet Pacolli

Tashmë gjithçka është e kryer. PAN’i ka arritur një marrëveshje koalicioni me AKR’në e Behgjet Pacollit, shkruan gazetametro.net.

 

Kjo u arrit në takimin e mbajtur para pak minutash në mes të Behgjet Pacollit, Kadri Veselit, Ramush Haradinajt dhe Fatmir Limajt.

Arritja e marrëveshjes u bë pak orë pasi Pacolli u shkëput nga koalicioni me LAA, shkruan gazetametro.net.StrugaLajm

Metro kishte raportuaar më herët për takimet në mes të PAN’it dhe AKR’së, por që ende diskutoheshin detajet e marrëveshjes. Ndërkaq, i pari i PDK’së, Kadri Veseli, tha se kjo marrëveshje ia hap rrugët Kosovës, e të cilin e ka quajtur si lajm të mirë për qytetarët e Kosovë. Ai po ashtu bëri të ditur se brenda disa ditësh do të kryhet edhe procesi i krijimit të institucioneve.StrugaLajm

Behgjet Pacolli marrëveshjen e cilësoi si një domosdoshmëri e cila, sipas tij, i jep rëndësi vullnetit të qytetarëve. Më pas, i nominuari për kryeministër, Ramush Haradinaj, e vlerësoi lartë bashkëpunimin me Pacollit, duke shtuar se bashkimi i AKR’së i jep vlerë më të madhe koalicionit.

In : Aktuale

Loading...
loading...