Rasti i Memedit të RDK-së unik, nuk e do askush, pozita e përjashton, opozita nuk e pranon

Kryeministri i qeverisë së Republikës së Maqedonisë Veriore, Zoran Zaev me propozimin e kabinetit me emrat e rinj të qeverisë që ishin pjesë e procesit ‘Fshesa’ ka konfirmuar informatat e portalit Almakos të cilat u botuan me 19 maj të vitit 2019 se ministri i RDK-së, Suhejl Fazliu nuk do të jetë pjesë e kabinetit të ri.

Me 19 maj në lajmin me titull ‘EKSKLUZIVE: “Fshesa” e Zoran Zaevit të parin nga Qeveria do ta përjashtojë RDK-në bashkë me Vesel Memedin’,portali Almakos shkruante:StrugaLajm

Siç mëson Almakos nga burime të mirë informuara, kjo fshesë e Zaevit e paralajmëruar në kulmin e zgjedhjeve presidenciale, të parin do ta “merr përpara” RDK-në e Vesel Memedit. Kështu, do të shkarkohet nga posti Ministri i Vetë Qeverisjes lokale Suhejl Fazliu, kuadër ky i kësaj partie.

Almakos edhe përkundër tentimeve nuk ka arritur të marrë informacionet e sakta se pse do ndodh ky përjashtim i RDK-së nga Qeveria, edhe pse burimet tona bëjnë me dije se Vesel Memedi nuk ka përmbushur premtimet e tij as në fushatën presidenciale, por as edhe në Qeveri.StrugaLajm

Pas publikimit të këtij lajmi nga portali Almakos, Vesel Memedi vërshoi me sulme dhe kritika të ashpra në rrjetin social në Facebook ku thuajse në çdo postim e përmendte Almakosin.

Ajo që është e habitshme për opinionin, nuk është sjellja e Vesel Memedit me mediet dhe kërcënimet e tij ndaj Zoran Zaevit, por pozita se si ka ngelur në një rrugë qorre. Është e habitshme se si Vesel Memedin dhe RDK-në nuk po e do askush, as pozita e as opozita.

In : Aktuale

Loading...
loading...