Reagim i veprimtarit Jeton Lleshi

Shkruan: Jeton Lleshi

Të dashur Familjarë të Dëshmorëve, të nderuar Veteranë të UÇK`së, të nderuar Bashkëveprimtarë e Luftëtarë, e nderuara TKZ Zvicër, të nderuara Motra dhe Vëllezër. Me Keqardhjen më të madhe po e përcjell se sa thellë dhe keq, qenka helmuar Shteti Zviceran. Shteti Mik i Kosovës, Shtet që e ka njohur Pavarësinë e Kosovës, të realizuar me Sakrificën e Çlirimtarëve dhe Aleatet si NATO dhe Amerika. Ka disa ditë që Gazeta me Damkën për së keqi BOTA SOT, që po bën një Fushatë të egër duke i keqpërdorur Etikën Gazetare, si dhe Fotografitë e mia të vjedhura nga Facebook`u. Veç tjerash një Gazetë qe ka hedhur Helmin pa ndërprerë mbi Çlirimtaret dhe Kosovën, nuk mund të quhet Gazetë Kombëtare. Kosova tashme është Shtet i pamvarur dhe ka marrë Rrugën e përparimit dhe zhvillimit për NATO dhe Evropë. Po e pyes në këtë formë Gazetën me Damkë BOTA SOT: Pse nuk përmendët që unë kam qenë për disa Vite dhe Aktivist i Vetëvendosjes? Ah po e kuptoj që BOTA SOT përpiqet ta pengoj Zhvillimin e Kosovës duke i bërë Përpjekjet maksimale, për ti futur Përçarje. Nuk ka asnjë Arsye, tu ipet ngjyra Politike i vjen keq apo u dhemb shumë Gazetarëve të BOTA SOT në Krye me Xhevdet Mazrekaj, që Kosova u shpall e Pamvarur dhe u ruajt nga Çlirimtaret. Pamvarësia nuk kthehet prapë. Këta Skënderbejt me Pantuflla në Zvicër, me Pantuflla mbeten. Me kënaqsinë më të thellë të Shpirtit mbështeta që me te dëgjuar për Çlirimtaret e mbështeta dhe nuk ju ndava, së pari financiarisht deri tek pjesëmarrja në Linjën e parë të përpjekjeve Çlirimtare. Pra ja kushtova më se 20 Vite të Jetës Kosovës. Prapë nuk është mjaft akoma mundet. Apeloj te Gazetaret të cilët jetojnë po ashtu në Zvicër të mos hedhin më Helm mbi Kosovën, të mos krahasojnë Kosovën me Zvicrën, sepse Kosova mbijetoi më se 2000 Vite Robëri, apeloj te dy Gazetarët që nuk ju kam bërë asgjë e që janë të Mashtruar e të Manipuluar, të tërheqin Akuzën, tek e fundit mund të bisedojmë si Njerëz. Apeloj tek Shteti Zviceran, që të zbus pak Sjelljet dhe të dezinfektohet nga të gënjyerat dhe intrigat e Xhevdet Mazrekajt dhe BOTA SOT. Apeloj te Qeveria e posa zgjedhur dhe e guximshme të mos merret me Thirrjet e BOTA SOT PULIKALLA Gazet, sepse Qeveria e re ka Detyra shumë më të Rëndësishme se sa këto të kotat. Sot Popullit tim Liridashës dhe Paqedashës i duhet Dialogu demokratik dhe jo Hakmarrja. Plagët më mirë të Shërohen se sa të Pengohet Zhvillimi me Plagë të reja. I Betohem Familjes që me dinjitetin më të lartë do i mbroj Vlerat i mia, të Familjes që është shumë e lashtë dhe Popullit tim. Jam Krenar që kam këtë mundësi. Apeloj tek Shteti Zviceran të ndërpres asgjësimin tim financiar. Zvicra nuk e ka arrestuar Jeton Lleshin, por ka arrestuar Bamirësin, Humanizmin, Vizionin si dhe Ideatorin për Mirëqenie dhe Zhvillim. Xhevdet të iku Treni Lepurush, ja lë të kaluarën të kaluarës, mos e keqpërdor Zvicrën mike. Sa për Informacion nuk jam në Burgun e Sigurisë së Lartë, por në Burg normal.

Rroftë Populli im Liridashës dhe Paqedashës Shqiptar!

Rroftë Revolucioni Shqiptar! Suksese Kosovë! Suksese Shqipëri! Suksese Maqedoni!

Korrik 2017, Burg Zvicër


Loading...
loading...